Pranvera e Frankofonisë 2018 - java e 4-ët [fr]

Programi i aktivitetve për javën e katërt të Pranverës së Frankofonisë (nga data 19 në 25 mars).

19 mars ora 19:00 - Shfaqja e dokumentarit “Les Mystères d’Orikum” realizuar nga Fondacioni Octopus dhe Ocean 71, Cikli “cinéma des Pays Francophones”
Akademia e Filmit & Multimédias Marubi
Kinema / Shkencë

Duke eksploruar bregdetin e Shqipërisë, ekipi i Fondacionit Octopus (OCEAN71) zbuloi ekzistencën e një qyteti antik të harruar. Marrja e këtij porti romak nga Jules César gjatë Luftës Civile ka qenë një ngjarje kyçe që ka kontribuar në ardhjen e tij në pushtet absolut.
Ekipi i filmit ndoqi arkeologët e Universitetit të Gjenevës dhe të Institutit shqiptar që kryen kërkime në këtë vend unik midis viteve 2012 dhe 2013.
Në frëngjisht me titra në shqip
Dokumentari “Misteret e Orikumit” - JPEG

20 mars ora 10:00 - Tavolinë e rrumbullakët “të Formohesh në Francë”
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Konferencë

Kjo tavolinë e rrumbullakët do të trajtojë përvojat personale të profesorëve shqiptarë të cilët kanë mbaruar studimet e tyre në Francë. Ata do të flasin për ndikimin e studimeve frankofone në formimin e tyre profesional. Pothuaj të gjithë folësit janë pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Frëngjisht-shqip (përkthim simultan)
Tryezë e rrumbullakët “të formohesh në Francës” - JPEG

20 mars ora 19:00 - Shfaqja e filmit “L’Armée des ombres” nga Jean-Pierre Melville (1969 - 2:30 - policesk dhe aksion), Cikli “njëqindvjetori Melville”
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
Kinema

Një rrjet qëndrestarësh në Francën e pushtuar. Zanatçinj, borgjezë të mëdhenj, tortura dhe tradhëti : e përditshmja heroike dhe e përgjakshme e “ushtarëve në hije”. I frymëzuar nga romani i Joseph Kessel, Melville rikrijon rininë e tij në një film monument.
Në frëngjisht me titra në shqip

21 mars ora 20:00 - Darkë gastronomike “Goût de France/Good France”
Hotel Plaza
Gastronomi

E martë 21 mars, restorante nga e gjithë bota mblidhen për të shërbyer një menu sipas traditës gastronomike franceze. Në Shqipëri, restorante të shumtë do të marrin pjesë në këtë veprimtari. Në Tiranë një darkë do të organizohet nga dy shefa francezë Sébastien Krieger dhe Marc Payeur, Shefat e Hotelin luksoz “Royal Riviera” me 5 yje në Côte d’Azur në bashkëpunim me shefin dhe stafin e Hotel Plaza.
Darka ofrohet kundrejt një pagese, rezervimet kryhen në Hotel Plaza.
Darka franceze « Goût de France/ Good France » - JPEG

23 mars ora 17:00 - Shfaqja e filmit “Polina, danser sa vie” nga Valerie Muller, Angelin Preljocaj (2016 - 1:52 - dramë)
Kinema Millenium
Kinema

Rusia në vitet ‘90-të. Që prej fëmijërisë së saj nën udhëheqjen rigoroze dhe kërkuese të profesor Bozhinskit, Polina është një balerinë që premton. Atëherë kur ajo duhet të integrohet në baletin prestigjoz të Balshoi Teatër, ajo merr pjesë në një spektakël të kërcimit bashkëkohor, i cili e trondit atë thellë. Një shok artistik, i cili nis të lëkundë gjithçka ku ajo beson. Polina vendos të lë gjithçka dhe të shkojë në Aix-en-Provence për të punuar me koreografen e talentuar Liria Elsaj dhe për të gjetur rrugën që i përket.
Në frëngjisht me titra në shqip
Shfaqja e filmit “Polina, danser sa vie” - JPEG

23 mars ora 18:00 - Shfaqja e filmit “La Bataille du rail” të René Clement (1945 - 1:25 - dramë), Cikli “Printemps de la cinémathèque”
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit - Kinostudio
Kinema

Camargue, përgjegjësi i një stacioni treni, ndihmon sa mundet çifutët që të largohen nga zonat e pushtuara nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rezistentët i bëjnë të kalojnë kufirin midis dy Franca-ve me qëllim që të mos deportohen, ata organizojnë gjithashtu sabotim operacionesh të parashikuara nga gjermanët dhe i japin informacione të çmuara QG londoneze. Ky grup heronjsh quhet "Rezistenca Hekur".
Në frëngjisht me titra në shqip
Shfaqja e filmit “La Bataille du rail” - JPEG

23 mars ora 21:00 - Koncerti i Jo2Plainp
RockStock
Muzikë

Mes rap-it dhe këngës, Jo2Plainp ofron një shije të re të hip-hop-it duke e zbukuruar me elementë reggae, latino, jazz, swing dhe një kitarë akustike. I njohur për tekstet e tij goditëse dhe rimat e mprehta, ai prek çështje sociale duke patur vetëm një mendim në kokë : të grumbullojë.
Koncert i Jo2Plainp - JPEG

24 mars ora 19:00 - Rishfaqja e “Zoti i masakrës” nga Yasmina Reza (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Molière, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Një vepër e cila përmban konfliktin që në fillim. Dy çifte, në dukje të qytetëruar takohen për të rregulluar pasojat e një episodi të dhunshëm, i cili plasi ndërmjet dy fëmijëve të tyre. Djali i Alenit dhe Anetës i theu dy dhëmbë djalit të Mishelit dhe Veronikës. Prindërit e djalit dhunues vizitojnë prindërit e viktimës për të kërkuar falje dhe për ta ndrequr gabimin, të paktën nga ana ekonomike. Gjatë vizitës,
gjërat fillojnë me diplomaci, por gradualisht, mes tyre rritet një tension. Me ndihmën e alkoolit, ky tension rritet duke kapërcyer egërsisht mbi binarët e Eduart Albi.
Regjisor: Kiço Londo
Aktorë: Erand Sojli, Alert Celoaliaj, Ermira Gjata, Ermira Hysaj
Në shqip
Le dieu du carnage - JPEG

25 mars ora 19:00 - “Darka e lamtumirës” nga Alexandre de la Patellière dhe Matthieu Delaporte (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Molière, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Përse shpesh gjendemi në darka ku nuk kemi dëshirë të shkojmë, për të takuar miq që nuk janë më të tillë ? Prej zakonit ? Për mirësjellje ? Nga frika ?
Të pushtuar nga ideja për të bërë një “pastrim me themel” të axhendave të tyre duke bërë një seleksionim mes miqve të tyre të vjetër, Pjeri dhe Klotilda Lëkër vendosin të organizojnë darka lamtumire, formë përfundimtare e divorcit shoqëror. Por, duke zgjedhur - si viktimën e parë - Antuan Ruaje, miku i tyre më i vjetër, Pjeri dhe Klotilda as që e dinë se po shkelin në një zonë të minuar.
Regjisor : Kiço Londo
Aktorë : Laura Nezha, Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj
Në shqip
Teatër "Darka e lamtumirës" - JPEG

Për më tepër informacione mbi progarimin

Ndryshimi i fundit: 23/03/2018

Në krye të faqes