Pranvera e Frankofonisë 2018 - java e 5-të [fr]

Programi i aktivitetve për javën e pestë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 26 në 30 mars).

26 mars ora 19:00 - “Shërbëtoret” nga Jean Genet (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Goethe, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Dy motrat, Solanzh dhe Kler Lemercier, punojnë sii shërbëtore në të njëjtë shtëpi, të mbyllura në një botë imagjinare me lexime romantike po edhe gazetash sensacionale.
Loja e tyre kristalizohet rreth dëshirës për të vrarë pronaren e tyre. Ato e bëjnë atë pjesë të një parodie, me një kënaqësi ekstreme, me klloun, ku Solanzha bën rolin e Klerës dhe Klera, Zonjën. Por edhe vetë objektet i tradhëtojnë, makinacionet e tyre u kthehen kundër, shohim që përpëliten në një makineri ferri.
Regjisor: Kiço Londo
Aktorë: Laura Nezha, Dasara Xhangolli, Ilirda Bejleri
Në shqip

JPEG - 202.5 ko
Les bonnes

27 mars ora 19:00 - “Boeing Boeing” nga Mark Camoletti (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Molière, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Bernardi është një Don Zhuan modern. Ai ka tri dashnore stjuardesa në kompani të ndryshme. Ai duhet të jetë shumë i vëmendshëm që gratë të mos takohen me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë. Por ja që avionët e rinj, më të shpejtë, e prishin dhe çorganizojnë planin e hollësishëm të lojës së trefishtë. Ritmi përshpejtohet, me ardhjet e paparashikuara të tri stjuardesave. Deri tek zbulimi në fund.
Regjisor: Kiço Londo
Aktorë: Amos Muji Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentjan Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Andia Xhunga, Linda Jarani
Në shqip

JPEG - 125.8 ko
“Boeing Boeing”

27 mars ora 19:00 - Shfaqja e filmit “Requiem for Mrs. J.” nga Bojan Vuletić (2017 - 1:34 - tragjikomedi), Cikli “kinemaja e Vendeve Frankofone”
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Ambasada e Serbisë
Kinema

Zonja J, grua modeste rreth pesëdhjetë vjeç, e diplomuar dhe sot e papunë, vendos t’i japë fund jetës. Ajo do të zbulojë se në Serbinë bashkëkohore është më e vështirë të vdesësh sesa të jetosh.
Në serbisht me titra në frëngjisht dhe anglisht

JPEG - 721.6 ko
Projection du film “Requiem for Mrs. J.”

28 mars ora 09:00 - Tryezë e rrumbullakët: Modalitetet dhe praktikat e vlerësimit në Gjuhë të Huaj (LE)
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla “Evropa”
Konferencë

Edicioni i dytë i “Tavolinës së rrumbullakët” të organizuar nga Departamenti i Frëngjishtes, e cila synon të trajtojë problemet e vlerësimit në gjuhë të huaj, veçanërisht në frëngjisht. Profesorë të ciklit para-universitar, pedagogë si dhe ekspertë të vlerësimit do të shkëmbejnë mendime rreth kësaj çështjeje të rëndësishme në aktualitetin e mësimdhënies nga gjuhë e huaj në gjuhë të huaj.
Në frëngjisht.

JPEG - 131.1 ko
Table Ronde : Modalités et pratiques d’évaluation en Langue Étrangère (LE)

28 mars ora 17:30 - Dhurim librash dhe çelja e ekspozitës “Më thuaj Dhjetë Fjalë”
COD, Kryeministria
Letërsi, Ekspozitë

Çelja e ekspozitës “dhjetë fjalët e frankofonisë”, gjatë së cilës do të ekspozohen mure shprehjesh të krijuar nga nxënësit të cilët mësojnë frëngjisht në shkolla të ndryshmë të Shqipërisë dhe punojnë mbi një temë të përbashkët : Çfarë është frankofonia ?
Me këtë rast Ambasada e Francës i dhuron rreth njëqind libra Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD).

JPEG - 538.8 ko
Donation de livres et ouverture de l’exposition “Dis Moi Dix Mots”

28 dhe 29 mars ora 19:00 - “Darka e lamtumirës” nga Alexandre de la Patellière dhe Matthieu Delaporte (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Molière, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Përse shpesh gjendemi në darka ku nuk kemi dëshirë të shkojmë, për të takuar miq që nuk janë më të tillë ? Prej zakonit ? Për mirësjellje ? Nga frika ?
Të pushtuar nga ideja për të bërë një “pastrim me themel” të axhendave të tyre duke bërë një seleksionim mes miqve të tyre të vjetër, Pjeri dhe Klotilda Lëkër vendosin të organizojnë darka lamtumire, formë përfundimtare e divorcit shoqëror. Por, duke zgjedhur - si viktimën e parë - Antuan Ruaje, miku i tyre më i vjetër, Pjeri dhe Klotilda as që e dinë se po shkelin në një zonë të minuar.
Regjisor : Kiço Londo
Aktorë : Laura Nezha, Gazmend Paja, Visjan Ukcenaj
Në shqip
Teatër "Darka e lamtumirës" - JPEG

30 mars ora 19:00 - “Oskar dhe Zonja Rozë” nga Éric-Emmanuel Schmitt (Festivali i Teatrit Francez)
Salla Molière, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Teatër

Oskar, një djalë i vogël 10 vjeçar, jeton në spital me fëmijët, infermieret të ashtuquajtura “Zonjat Rozë” si dhe Gjyshe-Roza, më e madhja nga Zonjat Rozë. Ajo ka dalë në pension, por është ende aktive. Pas një transplanti të palcës kurrizore, i cili nuk ka shkuar me sukses, ai mendon se është i dënuar. Ai u flet për vdekjen e tij familjarëve dhe personelit të spitalit. Të gjithë bëjnë sikur nuk e dëgjojnë fjalën “vdekje” përveç Gjyshe-Rozës, dikur e quajtur “Mbytësja nga Languedoc” falë telentit të saj si mundëse, e cila i thotë se ai do të vdesë. Atëherë ajo i propozon atij që t’i shkruajë letra Zotit ku t’i shprehë një dëshirë “të ndjerë” çdo ditë.
Regjisor : Kiço Londo
Aktorë : Roza Anagnosti, Françeska Hysi, Franc Bregu, Silvio Goskova
Në shqip
Teatër “Oskari dhe zonja rozë” - JPEG

Për më tepër informacione mbi progarimin

Ndryshimi i fundit: 23/03/2018

Në krye të faqes