Pranvera e Frankofonisë 2019 - java e 3-të [fr]

Programi i aktiviteteve për javën e tretë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 18 në 21 mars).

« Ma Vie de Courgette », film de Claude Barras - JPEG

Kinema
Cikli «Kinema e Vendeve Frankofone»
18 mars, ora 18:30 - Kinema Milenium
«Jeta ime si Kungull » i Claude Barras
(2016 - 1 orë 06 min - animacion, dramë, familje)

Kungulli nuk ka asgjë të ngjashme me një perime, është një djalë i vogël i guximshëm. Ai mendon se është i vetëm në botë pas humbjes së nënës së tij. Por kjo, pa menduar takimet që do të bëjë në jetën e tij të re në shtëpinë e fëmijëve. Simon, Ahmed, Jujube, Alice dhe Béatrice : kanë të gjithë historitë e tyre dhe janë po aq të rënda sa dhe të brishta.

Në frëngjisht me titra anglisht - Organizuar nga : Ambasada e Zvicrës


« Le Destin », film de Youssef Chahine - JPEG

Kinema
Cikli «Kinema e Vendeve Frankofone»
19 mars, ora 19:00 - Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
«Fati» i Youssef Chahine
(1997 – 2 orë 15 min – komedi dramatike, historike)

Duke dashur të zbusin integristët, kalifi el-Mansou urdhëron djegien e të gjithë veprave të filozofit andaluzian Averroes, konceptet e të cilit do të ndikojnë jo vetëm epokën e Iluminizmit në Perëndim, por gjithë mendimin njerëzor. Dishepujt e Averroes dhe të afërmit e tij vendosin të bëjnë kopje të këtyre veprave dhe t’i shpërndajnë përtej kufijve.

Në arabisht me titra frëngjisht - Organizuar nga : Ambasada e Egjiptit


« Les Diaboliques », film d'Henri-Georges Clouzot - JPEG

Kinema
Cikli « klasikët e kinemasë franceze »
20 mars, ora 19 :00 - Kinema “Agimi”
« Të Djallëzuarit » nga Henri-Georges Clouzot
(1955 - 1 orë 54 min - dramë)

Në një institucion për edukimin e djemve të rinj, Christina dhe Nicole, njëra bashkëshortja dhe tjetra e dashura e drejtorit Michel Delasalle, bashkojnë forcat për të vrarë burrin të cilin tashmë e urrejnë. Por disa ditë pas vrasjes, trupi i tij zhduket...

Në frëngjisht me titra në shqip - Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Instituti Francez


Goût de France - PNG

Gastronomi
Darkë gastronomike “Goût de France/Good France”
21 mars, ora 20:00 - Xheko Imperial Hotel – Restoranti “Karlsberg”
Organizuar nga : Ambasada e Francës, Hotel Xheko Imperial

Ditën e enjte, më 21 mars, restorante nga e gjithë bota do të bashkohen për të sjellë një menu sipas traditës origjinale gastronomike franceze. Katër restorante franceze do të marrin pjesë në këtë organizim, në qytetet : Tiranë (Pastiçeria franceze, Sheqer Pikant së bashku me JaMystic), Elbasan (Le paname), dhe Korçë (Le Petit Paris).

Në Restorantin “Karlsberg”, Xheko Imperial, darka do të organizohet nga shefi francez Williams Jacquier, i zgjedhur si “Mjeshtër Kuzhine” në vitin 1996, shef i restorantit “Le Vivarais” i certifikuar “Bouchon Lyonnais” dhe emëruar “Toques Blanches”, i cili ka ardhur posaçërisht nga Lyoni (Francë) për këtë aktivitet, në bashkëpunim me shefat dhe ekipet e Hotelit Xheko Imperial.

Darka është me pagesë dhe rezervimi bëhet pranë hotel “Xheko Imperial”.
Tel: +355 69 203 3663 ou +355 68 202 4235

Ndryshimi i fundit: 15/03/2019

Në krye të faqes