Pranvera e Frankofonisë 2020 - java e 2-të [fr]

Programi i aktiviteteve për javën e dytë të Pranverës së Frankofonisë (9 - 12 mars)

Affiche du film "Photocopie" - JPEG
Cikli « Kinemaja e Vendeve Frankofone »
« Fotokopja » nga Tamer Ashry - (2017 - 1orë e 30 minuta - dramë)
9 mars në orën 19:00 - Akademia e Filmit & Multimedias Marubi

Mahmudi është një pensionist që drejton një dyqan të vogël kancelarie në vështirësi financiare. Duke kopjuar dokumente mbi dinozaurët, ai përqendrohet te shkaqet e zhdukjes së tyre. Ai nuk e ka njohur dashurinë më parë dhe tërhiqet një ditë nga sharmi i fqinjës së tij, Safeja, një grua e ve. Me ndihmën e të njohurve të tij, ai përpiqet ta bëjë për vete atë, me anë të kujdesit të vazhdueshëm.

Në gjuhën arabe, me titra në gjuhën frënge / Organizuar nga : Ambasada e Egjiptit
Affiche du film "Le Chant de la mer" - JPEG
Cikli « Kinemaja e Vendeve Frankofone »
« Kënga e detit » nga Tomm Moore - (2014 - 1orë e 33 minuta - film i animuar, familje, fantazi)
10 mars në orën 18:30 - Shtëpia e Evropës / EuropeHouse

Ben dhe Maïna jetojnë me babanë e tyre në pjesën e sipërme të një fari, në një ishull të vogël. Për t’i mbrojtur nga rreziqet e detit, gjyshja e tyre i merr me vete që të jetojnë në qytet. Atëherë, Beni zbulon se motra e tij e vogël është selki, një zanë deti kënga e së cilës mund të çlirojë qeniet magjike nga mallkimi që u kishte bërë Shtriga e bufave. Gjatë një udhëtimi fantastik, Benit dhe Maïnës do t’u duhet të përballen me frikën dhe rreziqet si edhe të luftojnë kundër shtrigës për të ndihmuar qeniet magjike të rifitojnë pushtetin e tyre.

Shfaqja e filmit do të pasohet nga një pritje me rastin e festës së Shën Patrikut.

Në gjuhën angleze, me titra në gjuhën angleze frënge / Organizuar nga : Ambasada e Irlandës, Europe House (Shtëpia e Evropës)

Présentation du livre « Chez les Francs » de Luan Rama - PNG
Prezantim i librit « Tek Frankët » nga Luan Rama
11 mars në orën 17:00 - Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe i Fizikës

Luan Rama, shkrimtar dhe ish-ambasador, do të paraqesë këtë libër në të cilin përshkruan historinë e emigrimit shqiptar në Francë nga shekulli XVI-të deri në ditët tona. Ai i kushton veçanërisht vëmendje shekullit të XX-të, shoqatave dhe gazetave shqiptare në gjuhën frënge, rrymave politike, si edhe emigracionit antifashist, anti-komunist dhe zogist. Autori do të flasë gjithashtu për kontributin e këtij emigracioni në krijimin e urave të reja lidhëse mes Francës dhe Shqipërisë.

Në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe, pa përkthim / Organizuar nga : Universiteti Politeknik i Tiranës, Qendra e Gjuhëve të Huaja

Affiche du film "Junior Majeur" - JPEG
Cikli « Kinemaja e Vendeve Frankofone »
« Junior Majeur » nga Eric Tessier - (2017 - 1 orë e 55 minuta - dramë)
12 mars në orën 19:00 - Akademia e Filmit & Multimedias Marubi

Pesë vjet pas fitores së ekipit të tij në turneun Pee-Wee të Kebekut, Janeau Trudel, lojtar i talentuar hokeji, 18-vjeçar, bashkohet me Saguenéens të Chicoutimi, në Ligën e të Rinjve të Kebekut. Të nesërmen e përzgjedhjes së tij në ekipin e profesionistëve, karriera e tij si dhe miqësia me njerëzit më të dashur do të kërcënohen nga vështirësi të shumta.

Në gjuhën frënge, me titra në gjuhën angleze / Organizuar nga: Ambasada e Kanadasë, Delegacioni i Kebekut në Romë

Ndryshimi i fundit: 10/03/2020

Në krye të faqes