Pranvera e Frankofonisë 2022: Filma frankofonë me titra në anglisht në Tiranë [fr]

Pranvera e Frankofonisë 2022: Filma frankofonë me titra në anglisht në Tiranë

PNG
Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të organizojë gjatë muajit mars shfaqjen e filmave frankofonë me titra në anglisht në partneritet me Institutin Francez. Filmat që do të shfaqen:

E mërkurë, 9 mars ora 19:00:" Simpati për Djallin", i Guillaume de Fontenay (Francë-Belgjikë-Kanada, 2019). Sarajevë, nëntor 92, shtatë muaj pas fillimit të rrethimit. Reporteri i luftës, Paul Marchand, na fut në brendësi të një konflikti vëllavrasës, nën vështrimin e patrazuar të komunitetit ndërkombëtar. Midis paanësisë së tij si gazetar, ndjenjës së pafuqisë dhe njëfarë sensi të detyrës përballë tmerrit, ai do të duhet të bëjë një zhjedhje.
JPEG

E mërkurë, 16 mars ora 19:00: Mjeku i natës, i Elie Wajeman (Francë, 2021): Mikaël është mjek nate. Ai trajton pacientë të lagjeve të vështira, por edhe ata që askush nuk dëshiron t’i shohë: të droguarit. I ndarë mes gruas dhe të dashurës së tij, i tërhequr prej hunde nga kushëriri i tij farmacist në një trafik të rrezikshëm recetash të falsifikuara të ilaçit Subutex, jeta e tij është një kaos. Mikaël nuk ka më zgjedhje: këtë natë duhet të marrë fatin e tij në dorë.
JPEG
Kontakt: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Kinostudio, Rr.Aleksandër Moisiu, Nr.78, Tiranë, www.afmm.edu.al

Ndryshimi i fundit: 03/03/2022

Në krye të faqes