Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri 2018 [fr]

Frankofonia është një komunitet prej 84 vendesh dhe 274 milion frëngjishtfolësish në të 5-të kontinentet! « Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri » është një mundësi për të gjithë shqiptarët të zbulojnë, ushtrojnë, eksperimentojnë format më të larmishme të shprehjes së gjuhës frënge, gjatë gjithë muajit mars, dhe kudo në Shqipëri!

Ky vit vendin më të mirë ia jep kinemasë, me shfaqjen e 12 filmave të ndarë në 3 cikle: Pranvera e kinematekës, Njëqindvjetori i kineastit Jean-Pierre Melville, dhe Kinemaja e vendeve frankofone (Franca, Greqia, Rumania, Serbia, Zvicera). Por edhe teatrit, me Festivalin e Teatrit Francez. Muzika nuk mbetet më pas, sepse 4 mbrëmje (DJ, pop francez dhe rap zivcerian) do të organizohen. Pa harruar letërsinë, me hapjen e një salle kushtuar letërsisë franceze në Bibliotekën Kombëtare, dhe as ekspozitat.

Frankofonia janë gjithashtu vlerat, debati i ideve, kërkimi shkencor, shkëmbimet kulturore. E kështu do të mbahen konferenca mbi arkeologjinë, një forum i grave, një forum ekonomik, tryeza të rrumbullakëta universitare dhe një darkë-gastronomie franceze! Por frankofonia në Shqipëri janë gjithashtu edhe mësuesit dhe nxënësit, të cilët janë aktorët e shumëgjuhësisë dhe të hapjes drejt Evropës dhe botës. Ejani të jetoni me Pranverën e Frankofonisë në Shqipëri!

Programi zyrtar

Faqja e Facebook-ut e Pranverës së Frankofonisë

JPEG - 833.2 ko
Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri 2018 - Posteri zyrtar

Ndryshimi i fundit: 19/04/2018

Në krye të faqes