Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri 2019 [fr]

Frankofoni, do të thotë gra dhe burra që kanë një gjuhë të përbashkët, frëngjishten! Sot, numri i tyre ka arritur në 300 milionë folës të shpërndarë në të 5-ë kontinentet. Kjo hapësirë gjuhësore e përbashkët favorizon shkëmbimet dhe pasurimin reciprok, si edhe merr pjesë në promovimin e diversitetit dhe të vlerave të përbashkëta. Programi 2019 i Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri ilustron këtë pasuri duke sjellë aktivitete të ndryshme gjatë gjithë muajit mars në të gjithë vendin.

Këtë vit vendi i nderit i është lënë kinemasë me shfaqjen e 9 filmave të ndarë në 2 cikle: klasikë të kinemasë franceze dhe kinema e vendeve frankofone (Franca, Sllovenia, Kanadaja, Zvicra, Egjipti, Rumania), por edhe teatrit, me premierën “Antigona” nga Jean Anouilh. As muzika nuk mbetet pas me organizimin e 4 mbrëmjeve (muzikë klasike, xhaz dhe elektronike). Letërsia gjithashtu do të jetë në program me dy takime të shkrimtarëve francezë dhe frankofonë.

Frankofoni, do të thotë gjithashtu vlera, debat idesh, kërkim shkencor dhe shkëmbime kulturore. Në këtë kuadër do të zhvillohen: konferenca mbi barazinë burrë-grua, forumi i grave, një forum ekonomik, tryeza të rrumbullakëta universitare, si edhe një darkë gastronomike sipas stilit francez! Por frankofonia në Shqipëri përfaqësohet gjithashtu edhe nga mësuesit dhe nxënësit e gjuhës frënge, aktorë të shumëgjuhësisë dhe të hapjes drejt Evropës dhe botës.

Programi zyrtar (PDF - 4.4 Mo)

Faqja Facebook e Printemps de la Francophonie en Albanie

JPEG - 3.7 Mo
Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri - poster

Ndryshimi i fundit: 04/03/2019

Në krye të faqes