Prezantimi i CULTURETHEQUE në Shqipëri [fr]

Të hënën, më 20 maj, ambasadorja e Francës në Shqipëri dhe drejtori i Alenacës Franceze në Tiranë u kanë prezantuar partnerëve të tyre të medias, të kulturës dhe të arsimit platformën e re të kulturës franceze në linjë: CULTURETHEQUE.

Një projekt i përbashkët i Institutit franceze – Paris, i Ambasadës franceze dhe i rrjetit të Aleancave franceze në Shqipëri, CULTURETHEQUE shënon fillimin e një epoke të re për marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë: epoka dixhitale, duke i dhënë çdo qytetari shqiptar që flet ose mëson frëngjishten, në çdolloj fushe, një akses pothuajse të pakufizuar në kulturën dhe shkencën franceze.

Çdokush do të gjejë në CULTURETHEQUE atë çka ai kërkon në lidhje me interesat e tij dhe me nevojat e tij profesionale:

  • Gazetarët dhe ndjekësit e aktualitetit francez do të gjejnë 400 tituj shtypi, të disponueshme në linjë menjëherë pas botimit në Francë.
  • Mësuesit e frëngjishtes do të gjejnë artikuj, filma, video, të cilat mund t’i përdorin që leksionet e tyre të jenë sa më afër realitetit dhe gjuhës së folur.
  • Nxënësit mund të bëjnë ushtrime, të marrin në linjë mësime kitare ose në informatikë, të lexojnë tregime vizatimore, të shohin video.
  • Të pasionuarit pas leximit do të gjejnë aty 110 000 libra

-  Shkencëtarët dhe universitarët do të gjejnë 90 000 burime informacioni të nivelit universitar, si revista shkencore, artikuj shkencorë ose botime të specializuara.

Madame l'Ambassadeur avec le directeur de l'Alliance française de Tirana, M. Dritan Xhelili.
De g. à d.: Madame l'Ambassadeur, le directeur de l'Alliance française de Tirana et le représentant du Crédit Agricole en Albanie

Çdokush mund të abonohet, për një çmim simboli prej 1000 lekësh në vit. Abonimet mund të blihen në të gjithë territorin e Shqipërisë në filialet e bankës Credit Agricole, partneri kryesor.

Vizitoni CULTURETHEQUE në: www.culturetheque.com

Për më tepër informacione rreth kushteve të abonimit ju mund të kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: culturetheque@aftirana.org ose nr të telefonit: +355 (0) 4 227 4841

Ndryshimi i fundit: 22/05/2013

Në krye të faqes