Prezantimi i një "udhëzuesi praktik" për gazetarët në fushatë zgjedhore [fr]

Udhëzuesi praktik për gazetarët gjatë periudhës zgjedhore, reazlizuar nga OIF dhe Reporters sans frontières, është i disponueshëm tashmë edhe në shqip.

Më 28 maj, Ambasadorja mori pjesë në Universitetin Bedër, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, për të prezantuar versionin në shqip të një udhëzuesi për gazetarët gjatë periudhës zgjedhore.

Ky udhëzues, i realizuar nga Organizata Ndërkomëbtare e Frankofonisë (OIF) dhe nga Reporters sans frontières, është përkthyer në shqip nga Znj. Briseida Mema, përfaqësuese e AFP-së në Shqipëri dhe pedagoge e gazetarisë, dhe është botuar me mbështetjen e Departamentit të Gazetarisë të Universitetit Bedër në Tiranë.

Z. Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, mori pjesë në këtë prezantim.

Udhëzuesi, i cili përmban shembuj tepër praktikë, këshillon gazetarët mbi mënyrën se si të përmbushin detyrën e tyre profesionale, veçanërisht të rëndësishme për demokracinë në periudhë zgjedhore, duke respektuar etikën profesionale dhe duke shmangur kurthet dhe manipulimet.

Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja vuri theksin mbi detyrat e gazetarëve, por rikujtoi gjithashtu të drejtat e tyre, si për shembull e drejta për të marrë një pagë për punën e bërë dhe e drejta për të mos qënë objekt presionesh apo kërcënimesh. “Respekti që tregohet ndaj gazetarëve nga pushtetet publike, partitë politike dhe mediat, të cilat i punësojnë, është tregues i nivelit të demokracisë të arritur në vendin në fjalë.”

De g. à dte l'Ambassadeur, M. Çipa, Président de l'Association des journalistes albanais, l'Ambassadeur de Suisse, Mme Briseida Mema. - JPEG

Ndryshimi i fundit: 30/05/2013

Në krye të faqes