Programi i Klubit të Kinemasë frankofone në kinema Agimi (shtator-dhjetor 2016) [fr]

Klubi i Kinemasë frankofone vazhdon gjatë vitit 2016 me përzgjedhjen e filmave francezë bashkëkohorë (2011-2015) me versionin origjinal në frëngjisht dhe me titra në shqip.

Ejani çdo të enjte të parë dhe të tretë të muajit në orën 17:30, në kinema Imperial-Agimi në Tiranë.

Hyrja falas!

Shënim: pas suksesit që pati Klubi i Kinemasë sezonin e kaluar ju sugjerojmë tanimë një shërbim rezervimi. Projektimi është falas, por që ju të siguroni një vend të mirë mund t’a rezervoni atë deri në 15 minuta përpara fillimi të filmit. Rezervimet bëhen pranë Kinema Agimit ose Aleancës franceze të Tiranës (Çmimi i rezervimit 200 Lekë).

Për më tepër informacione vizitoni faqen e Klubit të Kinemasë frankofone në Facebook

Ndryshimi i fundit: 08/09/2016

Në krye të faqes