Projekt i planifikimit në lidhje me urbanizmin, arkitekturën dhe mjedisin në qytetet e Tiranës dhe Beratit. [fr]

Projekt i përbashkët midis ESTP-së dhe UPT-FIN-it mbi planifikimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm, sfidat dhe menaxhimi i transformimeve urbane dhe arkitekturore.

-  Intervista e Z. Andrea Maliqari, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik të Tiranës.

-  Zoti Dekan, ju falënderoj për të mikpritjen tuaj. A mund të na përshkruani shkurtimisht historinë e lidhjeve që bashkojnë Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit me Ambasadën e Francës?

Në kuadrin e politikës së saj të marrëdhënieve ndërkombëtare me universitetet e tjera, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT-FIN) dhe Shkolla Speciale e Punëve Publike, Ndërtimit dhe Industrisë (ESTP) nënshkruan një marrëveshje të përgjithshme bashkëpunimi më 8 mars 2005 dhe kanë zhvilluar shkëmbime të suksesshme në tematika konkrete si më poshtë:

-  inxhinieria pedagogjike (ndihmesë në zbatimin e procesit të Bolonjës);
-  mbështetja për programin e diplomave të dyfishta nëpërmjet mobilitetit të profesorëve dhe studentëve;
-  bursat "talentet e rinj" të ofruara nga ESTP për studentët më të mirë në Master ose Doktoraturë;
-  mbështetje për frankofoninë në Shqipëri, vend në zhvillim të gjithanshëm;
-  mbështetje për veprimtaritë kërkimore dhe inovacioni nëpërmjet bursave për projekte kërkimore dhe zhvillimit të projekteve industriale të përbashkëta;
-  pritja e studentëve të ESTP në Shqipëri për bërë një stazh dhe për të përgatitur projektin final të studimeve me tema në lidhje me rehabilitimin e qendrave historike të regjistruara në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.

- Pas projektit Berati 2011, ju jeni angazhuar këtë vit në një projekt të njëjtë për Tiranën në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë. Si lindi ky projekt? Cilat janë objektivat pedagogjike?

Projekti i Beratit u kurorëzua me sukses. Në këtë kontekst ekspozita e punimeve të Beratit është e hapur për publikun në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës dhe në Bashkinë e Beratit. Suksesi i projektit të Beratit na ka frymëzuar të përsërisim përvojën dhe të fillojmë kështu një projekt që i përgjigjet kërkesës së Bashkisë të Tiranës.

Këtë vit ESTP-ja dhe UPT-FIN-i, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë propozuar një proces mësimor të përbashkët midis studentëve të degëve të ndryshme si të inxhinierisë, arkitekturës dhe planifikimit urban, rreth një projekt planifikimi, i cili i përgjigjet një nevoje të vërtetë të një njësie vendore dhe që bashkon 12 studentë francezë dhe 12 studentë shqiptarë. Zonat e ndërhyrjes në dispozicion të tyre janë në Tiranë janë 3. Qëllimi është të transformohet zona e Paskuqanit, e cila karakterizohet nga ndërtimet e paligjshme, ngushtimi i hapësirave të gjelbërta dhe nga një infrastrukturë e dobët, në një lagje ekologjike.

Kjo punë në grup multidisiplinar dhe multikulturor ndihmon në zhvillimin e programit të diplomave të dyfishta që ekziston midis ESTP-së dhe UPT-së, nëpërmjet mobilitetit të profesorëve dhe studentëve.

- Cilat janë fazat e ndryshme të projektit?

Projekti do të realizohet në dy faza. Faza e para, e cila do të zhvillohet nga shtatori 2011 deri në shkurt 2012, përfshin prezantimin e projektit për studentët francezë dhe shqiptarë, fillimin e projektit ESTP-Cachan dhe UPT-FIN-Tirana, një takim koordinues midis profesorëve shqiptarë dhe francezë në Tiranë dhe një prezantim të skicës dhe specifikimet e projektit në prani të profesorëve shqiptarë në ESTP-Cachan. Kjo fazë e parë përfundon me një vizitë në Tiranë në muajin shkurt të profesorëve dhe studentëve të ESTP-së, e cila ka si qëllim një vizitë në terren, takime me profesionistët e Bashkisë së Tiranës dhe me ndërrmarjet lokale dhe prezantimin e projektit me një profesionalizëm nga studentët francezë dhe shqiptarë përpara përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Shqipëri dhe të Bashkisë së Tiranës. Kjo ishte një mundësi e mrekullueshme për hapjen kulturore dhe njohjen e një vendi me një të kaluar të pasur, por pak të njohur, dhe një aktivitet në favor të frankofonisë në Shqipëri. Faza e dytë e projektit do të zhvillohet nga muaji shkurt deri në maj 2012 dhe përfshin vazhdimin e projektit sipas objektivave të përcaktuara nga të gjithë partnerët me shkëmbime reciproke në distancë ndërmjet studentëve të dy vendeve dhe me një udhëtim studimor të ekipit shqiptar në Cachan për përfundimin e projektit dhe përgatitjen e prezantimit të përbashkët.

- Cilat janë pritshmëritë dhe perspektivat e projektit?

Prezantimi përfundimtar i përbashkët do të mbahet në Cachan më 10 maj 2012 me rastin e Ditës së Inovacionit organizuar nga ESTP-ja në kampusin e saj, e cila do të jetë e hapur për profesionistët, institucionet franceze dhe të huaja. Ajo do të shoqërohet nga një raport me shkrim, nga plane dhe modele fizike dhe virtuale. Në Shqipëri dhe në Francë do të publikohen botime dhe do të propozohen ekspozita.

Kujtoj gjithashtu, për të gjithë ata që na lexojnë, se gjatë Pranverës së Frankofonisë do të organizohet një ekspozitë e hapur për publikun për projektin e Beratit dhe Tiranës me modele, harta dhe materiale video nga data 19 mars deri në 27 mars në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.


Photo de groupe du projet ESTP - UPT - JPEG


Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes