Punësim në Francë [fr]

Procedura e kësaj kategorie vize fillon në Francë me nismën e punëdhënësit të ardhshëm i cili paraqit dosjen në Pôle emploi. Më pas, dosja i paraqitet Drejtorisë Rajonale të Ndërrmarjeve, të Konkurrencës, të Konsumatorit, të Punës dhe Punësimit (DIRRECTE), pastaj ajo ndiqet nga Zyra Franceze e Emigracionit dhe Integrimit (OFII).

Kjo procedurë nuk zbatohet për shtetasit e BE-së dhe të Hapësirës Ekoniomike Europiane, as për shtetasit e Andorës, Monako, San Marinos dhe Zvicrës.

Dosja, pasi shqyrtohet në Francë, transmetohet menjëherë te Shërbimet konsullore franceze nga OFII.

Shërbimi konsullor në territorin përkatës është përgjegjës për të thirrur punëtorin me rrogë për kontrollin mjekësor dhe lëshimin e vizës. Ky i fundit duhet të zotërojë dokumentat e mëposhtme:

- Fotografi identiteti e kohëve të fundit

- Dokument udhëtimi të vlefshëm (vlefshmëria jo më pak se tre muaj ndaj vizës së kërkuar)

Ndryshimi i fundit: 03/07/2017

Në krye të faqes