Pyetjet më të shpeshta në ndihmë të profesionisteve të fushës së turizmit [fr]

Ky dokument u drejtohet të gjithë profesionistëve të fushës së turizmit më qëllim që t’u mundësojë atyre t’u përgjigjen klientëve të tyre në lidhje me masat e marra për të garantuar sigurinë e francezëve dhe vizitorëve të huaj.

KONTAKTET KRYESORE
Zyra turistike e Parisit: www.parisinfo.com
traveltrade@parisinfo.com - +33 1 49 52 42 68
Trenat: www.voyages-snf.com
Metroja: www.ratp.fr
Aeroportet e Parisit: www.aeroportsdeparis.fr
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar: www.diplomatie.gouv.fr/fr
Bashkia e Parisit: www.paris.fr
Në rast urgjence:
Shërbim spitalor urgjence: 15
Policia: 17
Zjarrfikësit: 18
Të përgjithshme: 112
HYRJA NË TERRITORIN FRANCEZ
A janë mbyllur kufijtë e Francës?

Jo, kufijtë e Francës nuk janë mbyllur, por Presidenti i Republikës ka vendosur kryerjen e kontrolleve sistematike në pikat hyrëse në territorin kombëtar (pikat e kalimit automobilistik, hekurudhor, detar dhe aeroportual).

Cilat janë pasojat e vendosjes së kontrolleve (dokumentet e nevojshme)?

Dokumentet që duhet të paraqiten gjatë kontrolleve kufitare janë të njëjta me ato që u janë kërkuar zakonisht shtetasve të vendit tuaj. Megjithatë, duhet të parashikohen radhë dhe pritje më të gjata në aeroporte dhe në stacionet e trenave të linjave ndërkombëtare (Thalys, Eurostar etj). Afatet e kontrollit në aeroportet e Parisit vazhdojnë të jenë të arsyeshme, më pak se 45 minuta.

A kanë nevojë evropianët për pasaportat e tyre për të ardhur në Francë?

Shtetasit e vendeve anëtare të BE kanë nevojë për një dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë). Në mënyrë të përgjithshme, dokumentet e kërkuar për të hyrë në Francë janë të njëjtët si zakonisht.

A është e vlefshme viza ime?

Po, vizat e lëshuara para vendosjes së kontrolleve kufitare mbeten të vlefshme për të hyrë në territorin kombëtar?

A janë zgjatur afatet e dhënies së vizave?

Shërbimet konsullore franceze po bëjnë maksimumin e tyre në mënyrë që dhënia e vizave të bëhet në të njëjtat afate si më parë.

QENDRAT TURISTIKE, SHOPINGU

A janë të hapura muzetë, monumentet e kulturës dhe qendrat e ndryshme turistike?

Tërësia e institucioneve publike kulturore të Parisit, Ile-de-France dhe më gjerë, në të gjithë territorin janë të hapura.

Konkretisht, por jo vetëm : Tour Eiffel, Musée du Louvre, Château de Versailles, Disneyland Paris, Grand Palais, Centre Georges Pompidou, Notre Dame de Paris, Lido de Paris, Crazy Horse, Bateaux Parisiens, Moulin Rouge etj.
Siguria dhe kontrollet në hyrjet e monumenteve të mëdha janë përforcuar, por pa shkaktuar pritje më të gjata se 15 minuta më shumë se normalisht.

A vijnë turitë të huaj në Francë?

Më shumë se 80% e turistëve të huaj i kanë konfirmuar vizitat e tyre të rezervuara para ngjarjeve. Numri i rezervimeve të reja në të gjithë Francën vazhdon të jetë i lartë. Franca vazhdon të jetë destinacioni i parë në rang botëror.

A janë anuluar koncertet dhe spektaklet?

Në parim, spektaklet dhe koncertet e programuara do të zhvillohen sipas parashikimeve, si dhe ato në salla të hapura, përveç rasteve të një vendimi të organizatorëve ose të prefekturës. Sindikatat e sektorit kanë njoftuar një rritje të masave të sigurisë. Përgjegjësia e organizmit dhe e sigurisë së evenimentit u takon organizatorëve.

Masat e sigurisë, konkretisht në lidhje me kontrollin e pikave hyrëse dhe filtrimin e hyrjeve janë përforcuar për të siguruar në maksimum sigurinë e publikut, artistëve dhe objekteve të artit.

A janë hapur dyqanet, qendrat tregtare?

Të gjithë dyqanet janë të hapura, përfshirë Markat e Mëdha dhe qendrat e mëdha tregtare. Disa zona tregtare turistike janë të hapura edhe të dielën.

HOTELERIA, RESTORANTET

A ka masa specifike që janë vënë në zbatim në hotelet franceze?

Siç e parashikon edhe legjislacioni francez, në hotele kërkohet që për çdo klient të huaj të plotësohet një fishë individuale policie (neni 6 i dekretit të datës 18 gusht 2015).
Përveç kësaj, çdo institucion e ka të drejtën që të kryejë kontrolle sigurie.

A kanë kufizime në oraret e hapjes restorantet, baret, klubet?

Jo. Restorantet, baret dhe klubet janë hapur dhe funksionojnë normalisht.

Në çfarë kushtesh mund ta shtyj vizitën time?

Duhen marrë kontakte me pritësit (hotele, organizatorët e vizitave, etj.), të cilët do t’ju informojnë mbi procedurën që duhet të ndiqni. Janë parashikuar shumë lehtësira në mënyrë që udhëtarët të jenë sa më të lirë në marrjen e vendimeve.

EVENIMENTE, PANAIRE, SALLONE

A do të zhvillohen evenimentet publike?

Po!
Tregjet e Krishtlindjeve janë hapur në Paris, Strasburg, Kolmar dhe në qytete të shumta në Francë.

Festimet e 31 dhjetorit do të organizohen në mënyrë të tillë që të sigurohet zhvillimi i tyre në kushtet e një sigurie sa më të lartë.

A do të zhvillohen konferencat, kongreset dhe sallonet?

Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Klimën, COP 2, priti 150 kryetarë shtetesh dhe 40.000 vizitorë nga 195 vende më 30 nëntor deri më 12 dhjetor. Sallonet, konferencat dhe kongreset e ardhshëm do të zhvillohen gjithashtu me masa sigurie të përforcuara. Shumë sallone të mëdha, nga të cilët disa sallone botërore, janë zhvilluar në Paris në kushte të përkryera, siç ishin salloni i motos, salloni i energjisë së erës, salloni i kalit dhe salloni i ndërkombëtar i nautikës.

SIGURIA

Cilat janë masat që janë marrë për të përforcuar sigurinë e turistëve?

Autoritetet publike si dhe profesionistët e sektorit e kanë kthyer sigurinë në një prioritet kombëtar:

-  Gjendja e jashtëzakonshme është dekretuar nga Presidenti i Republikës : kjo masë i jep autoriteteve civile pushtet të zgjeruar me qëllim që të garantojnë sigurinë e popullatës dhe turistëve; fillimisht e vlefshme për 12 ditë, ai e zgjati atë për një afat prej tre muajsh;

-  Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë vendosje shtetrrethimi. Në mënyrë të përgjithshme, masat e marra kanë për qëllim përforcimin e sigurisë dhe nuk kanë pasoja në cilësinë e qëndrimit të turistëve të huaj në Francë;

-  Përforcime të policisë dhe xhandarmërisë janë vendosur në tërësinë e territorit kombëtar. Veç për hapësirën rreth Parisit, afro 3000 ushtarakë kanë përforcuar efektivët tashmë në veprim. Do të jenë gjithsej 5000 policë dhe xhandarë plotësues që do të sigurojnë rendin;

-  Kontrollet dhe efektivat janë përforcuar në transportin publik dhe rreth vendeve ku ka më shumë njerëz, si për shembull qendrat turistike (tre herë më shumë efektiva në qendrat turistike në Paris);

-  Së fundi, tërësia e përfaqësuesve të aktorëve të sektorit turistik ka njoftuar rekrutim personeli për siguri suplementare me qëllim që të garantohet siguria e vizitorëve.

TRANSPORTI

A ka kufizime të lëvizjeve në territorin francez?

Nuk ka asnjë masë të përgjithshme kufizimi për lëvizjet e udhëtarëve. Masa kufizuese të veçanta mund të merren gjatë kësaj kohe nga prefektët e departamenteve.

Megjithatë, forcat e rendit mund të kryejnë kontrolle të personave dhe bagazheve. Ato kanë të drejtë gjithashtu të ndalojnë transportimin e disa sendeve personale të konsideruara si të rrezikshme.

A funksionon transporti i brendshëm?

Lidhjet ajrore dhe hekurudhore janë të siguruara dhe funksionojnë normalisht. Trafiku gjithashtu është normal për trenat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kontrollet para imbarkimit janë përforcuar për fluturimet dhe linjat hekurudhore ndërkombëtare. Duhen parashikuar kohë pritjeje shtesë për pasagjerët.

Në Paris, trafiku i metrosë, autobusët, tramvajet dhe RER funksionojnë normalisht dhe stacionet janë të hapura. Në mënyrë të përgjithshme, masat e mbikëqyrjes dhe kontrollit në transportin publik janë përforcuar.

A janë anuluar fluturimet drejt Francës ose nisjet nga Franca?

Ne nuk kemi konstatuar anulim fluturimesh pas 13 nëntorit.

GRUPET

A ekzistojnë këshilla të posaçme për grupet?

Nuk ka masa shtrënguese specifike për grupet e udhëtarëve, të cilët duhet të respektojnë udhëzimet e përgjithshme të shpërndara nga organet shtetërore. Udhëtimet shkollore janë autorizuar.

A mund të parkohen normalisht autobusët?

Nuk ka udhëzues specifikë në lidhje me parkimet e autobusëve. Në raste të rralla, disa qendra turistike i kanë transferuar parkingjet e tyre në vende të tjera zëvendësuese aty pranë, lehtësisht të identifikueshme.

Ndryshimi i fundit: 22/12/2015

Në krye të faqes