Rikthim i suksesshëm i kinoklubit frankofon [fr]

Kinoklubi frankofon, i organizuar nga ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze në Tiranë u rikthye në datën 21 shkurt në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar.

Në këtë seancë të parë, më tepër se 220 persona kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit “Xhelozja” nga David dhe Stéphane Foenkinos, një komedi e zymtë dhe melankolike, në të cilën Karin Viard luan rolin e Nathalie Pêcheux, pedagoge letërsie, e divorcuar, depresive dhe e dehur nga keqbesimi.

Këtë vit, seancat e kinoklubit do të zhvillohen gjatë muajve shkurt-maj dhe shtator-dhjetor. 12 filma, të panjohur në Shqipëri, do të shfaqen me një program të gjerë,: komedi, drama, fantashkencë dhe klasikë. Do të jenë po këto filma që do të shfaqen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, nëpërmjet rrjetit të Aleancave Franceze.

JPEG - 66.4 ko
Reprise du cinéclub francophone
JPEG - 122.8 ko
Reprise du cinéclub francophone

Ndryshimi i fundit: 25/02/2019

Në krye të faqes