Sektori francez i shëndetësisë, ekselenca në shërbim të pacientëve [fr]

Shëndetësia në Francë është një sektor kyç. Industritë që lidhen me shëndetësinë përfaqësojnë një treg prej 70 miliardë Euro. Mjekësia është sektori i 3-të eksportues me 28, 7 miliardë Euro në total, afërsisht sa10% e eksporteve industriale të Francës (pa energjinë dhe aeronautikën). Me 6,7 miliardë Euro të investuara në kërkim zhvillim (R&D) çdo vit, sektori përfaqëson 20% të shpenzimeve për R&D të ndërmarrjeve të të gjithë sektorëve të marrë së bashku. Sektori i teknologjive mjekësore është mbajtësi numër 1 i patentave në Evropë.

Një prezantim i detajuar u bë nga Atasheu Ekonomik i Ambasadës gjatë një kokteili të Klubit të Biznesit të organizuar në 31 maj nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të përfaqësuesve të industrive farmaceutike, e cila drejtohet prej një viti nga Drejtori i Sanofi në Shqipëri. Ishin prezentë në këtë event Zëvendësministri i Shëndetësisë, Drejtoresha e Farmacive në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësues të depove farmaceutike dhe mjekë të njohur.

Prezantim i "Healthcare - Made in France" - (PowerPoint, 494 ko)

Ndryshimi i fundit: 07/06/2017

Në krye të faqes