Seminari « Trajnimi si mjet zhvillimi në karierë » [fr]

PNG

Dua të përgëzoj organizatorët e këtij takimi, Zonjën Ministre dhe Zonjën Drejtore të Departamentit të Administratës Publike (DAP) si edhe Drejtorin e Shkollës shqiptare të Administratës Publike (ASPA), i cili na pret në ambjentet e rinovuara.

Ky takim vjen në një moment të mirë, në atë kur binjakëzimi ka hyrë tashmë në fazën e tij më aktive me partnerët tanë, dhe kur përpjekjet e Shqipërisë janë shpërblyer nga një rekomandim pozitiv i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për intergrimin në Bashkimin Evropian.

Megjithatë një rekomandim i kushtëzuar nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe nga ligji veting.

Një reformë e cila, ashtu si ajo e administratës, do të ketë për objekt të përforcojë rolin e nëpunësve civilë të aftë për të përballuar sfidat e një Sheti modern.

Duke krijuar statusin e Nëpunësit Civil pas luftës, Maurice Thaurez, Ministër Shteti i ngarkuar për Administratën Publike në qeverinë e përkohshme të Gjenerali de Gaulle, deklaronte :

« Ky status u jep nëpunësve civilë mundësinë për të kontribuar në një masë të madhe për të korrigjuar difektet aktuale të administratës sonë dhe t’i kthejë asaj efekshmërinë e vet, pasi ai do të lejojë promovimin në krye të shërbimeve dhe vendeve me të rëndësishme, e punonjësve me vlera të provuara, me iniciativë dhe ndjenje përgjegjësie.»

Nëpunës civilë, ne investohemi në një përgjegjësi të lartë.

Përgjegjësit publikë dhe institucionet që ata përfaqësojnë janë garantët e tërësisë së parimeve të Republikës, të cilat i deklaron, me fjalë aq të thjeshta dhe të qarta, Deklarata e të Drejtave të Njeriut, hyrja dhe titulli I i Kushtetutës së Republikës franceze.

Ato janë vlera universale, themeluese të Shtetit Modern së të Drejtës, të vendosura që prej vitit 1789 në zemër të kontratës sociale të mbyllur mes popullit francez dhe qeverisësve të tij dhe e marrë bashkërisht nga të gjitha kombet demokratike.

Këto parime janë gjithashtua parimet e sherbimit publik, të organizimit dhe funksionimit të tij të përditshëm : vazhdimësia, barazia dhe ndryshueshmëria, të cilat u shndërruan në sistem në fillim të shekullit XX dhe të cilave u shtohen parimet e neutralitetit dhe laicitetit.

Këto rregulla sjelljeje nxisin tërësinë e punonjësve të sferës publike, gjithësesi pa paërjashtuar apo pa u futur në kontradiktë me vlera të tjera profesionale, si Njohja e meritës, efekshmëria apo performanca.

Një administratë mund t’i përgjigjet interesit të përgjithshëm dhe mund të përshtatet me ndryshimet vetëm duke respektuar këto vlera dhe këtë kuadër normativ.

Por asnjë nëpunëc civil, asnjë institucion nuk do të mund të arrijë objektivat për transformimin e Shtetit dhe të kapërcejë sfidat e kohës së sotme, nëse përpjekja e tyre nuk udhëhiqet nga etika e të qenit shembull.

Reforma e institucioneve është rrugës por ajo duhet të sasohet nga reforma e sjelljeve dhe do të lejojë ndertimin e Shtetit së të drejtës në përputhje me kërkesat e demokracisë, baza e zhvillimit dhe pasurisë së popujve.

Për këtë trajnimi mbetet një rrugë e domosdoshme për miratimin e angazhimeve të tilla.

Ndryshimi i fundit: 24/11/2016

Në krye të faqes