Seminari për inspektimin e gjykatësve [fr]

Në datën 5 dhe 6 dhjetor 2011, në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë do të mbahet Seminari ndërkombëtar mbi praktikat më të mira evropiane në fushën e inspektimit të gjykatësve. Ky seminar për inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë organizohet me nismë të Euralius-it, projekt i financuar nga Komisioni Evropian për forcimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, Italisë dhe Francës.

Ky seminari shënon pranimin e Protokollit të Mirëkuptimit midis inspektoriateve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky Protokoll, i mirëpritur në raportin progresin e Komisionit Evropian në tetor 2011, synon të sigurojë një bashkëpunim dhe komplementaritetit më të mirë midis dy institucioneve në fushën e inspektimit të gjykatësve.

Në këtë seminar do të marrë pjesë Zonja Ceccaldi Guebel, gjykatëse franceze, inspektore e shërbimeve gjyqësore. Ajo do të prezantojë sistemin francez të inspektimit gjyqësor dhe do të marrë pjesë në grupet e punës për rolin e inspektimit në fushën e korrupsionit, të procedurave të inspektimit dhe informatizimit, dhe të drejtimit të informacioneve konfidenciale në kuadrin e inspektimit.


JPEG


Ndryshimi i fundit: 26/11/2014

Në krye të faqes