Shërbimi Doganor francez në Shqipëri [fr]

Përbërja e shërbimit

Atasheu doganor dhe një asistente kompetentë për zonën e mëposhtme : Serbi, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Kontakt:

Nëpërmjet postës:

Ambassade de France - Attaché douanier -
Pariska 11 11000 BEOGRAD REPUBLIKA SRBIJE

Nëpërmjet telefonit nga ora 09:00 deri në orën 17:00 në + 381 11 302 36 90 ose 36 92

Veprimtaritë e realizuar në Shqipëri vitet e fundit:

Vizita në Francë e Drejtorit të Përgjithshëm të doganave shqiptare

Binjakëzimi me fondet e IPA-së në kuadrin e transferimit të mbledhjes të akcizës nga Drejtoria e Përgjithshme e taksave në Drejtorinë e Përgjithshme të doganave

Binjakëzimi me fondet e IPA-së mbi kontrollet a posteriori

Hetimet rajonale pranë Pôle : mbi medikamentet të prodhuara në mënyrë ilegale dhe të falsifikuara/ mbi trafikun e armëve

Ky shërbim ka realizuar gjithashtu disa formime të rëndësishme dypalëshe:

• dy formime të njëpasnjëshme nga të cilat njëra e realizuar me fondet e MILDT-së, e cila mundëson një përforcim të Shërbimit të hetimeve doganore si në nivelin teknik individual të doganierëve ashtu edhe në nivelin e furnizimit me material shtesë

• një formim mbi drejtimin e burimeve njerëzore (nën kujdesin e agjentëve të shërbimeve të hetimit)

Informacione të përgjithshme

Për të kryer sa më mirë misionin e tyre, shërbimet e doganave franceze mirëpresin çdo informacion në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike dhe me kontrabandën në përgjithësi. Personat, të cilët dëshirojnë të japin këtë informacion të tillë në mënyrë konfidenciale mund t’i dërgojnë një letër shërbimit doganore të ambasadave bashkë me mënyrën për t’i kontaktuar ata. Nëse informacioni i dhënë do të mundësojë një konfiskim doganor në Francë ose në Evropë, informatori mund të shpërblehet.

Në varësi të rëndësisë të konfiskimit të kryer, shërbimi i doganave franceze mund t’i japë informatorit një shumë që arrin deri në 3.000 Euro dhe nganjëherë më tepër se kaq (në varësi të rëndësisë).

Ndryshimi i fundit: 12/06/2017

Në krye të faqes