Shërbimi ekonomik [fr]

Sherbimi Ekonomik Rajonal (SER) i Sofjes mbulon Shqipërinë brënda zonës gjeografike Danub- Ballkan, i cili përfshin gjithashtu FYROM (Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë), Bosnnjë-Herzegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë.

Shërbimi Ekonomik Rajonal është organizuar në dy pole: një pol ekonomi-financë (i cili bën analiza makro-ekonomike, ndjek çështjet multilaterale dhe evropiane) dhe një pol energji dhe infrastrukturë (i cili mbeshtet projektet e mëdha dhe financimet e tyre). Ai ka për mision të ndjekë dhe analizojë gjëndjen ekonomike dhe financiare të vendeve të rajonit dhe të mbështesë projektet e mëdha të infrastrukturës së ndërmarrjeve franceze.

Në Shqipëri, Shërbimi Ekonomik Rajonal (SER) përfaqësohet nga një korrespondente lokale që përgatit dhe koordinon aksionin ekonomik të Ambasadës dhe kontribuon në gjallërimin, me partenerët si Këshilltarët e Tregtisë së Jashtme të Francës (CCEF), dhe Klubin e Biznesit Francë-Shqipëri, e marrëdhënieve ekonomike bilaterale, duke siguruar gjithashtu ndjekjen e projekteve të mëdha dhe mbështetjen e tyre politike dhe financiare.

- Adresa : Ambasada e Francës në Shqipëri, nr. 14, Rruga « Skënderbej », 1001, Tiranë.

- Telefon : + 355 4 238 97 19 / Celular : + 355 69 20 23 521

- E-mail: mirela.mata@dgtresor.gouv.fr

Për më shumë informacion : http://www.tresor.economie.gouv.fr/Pays/albanie

Ndryshimi i fundit: 12/06/2017

Në krye të faqes