Shërbimi i Sigurisë së Brendshme [fr]

1- Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (D.C.I.)

PNG

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (D.C.I.)

Drejtoria e parë e përbashkët ndërmjet policisë dhe xhandarmërisë kombëtare, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (D.C.I.) mundëson afrimin e dy institucioneve të sigurisë së brendshme. Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (D.C.I.) u krijua më 1 shtator 2010. Ajo bashkon policët dhe xhandarët, të cilët punojnë krah për krah dhe së bashku, në Bashkëpunimin policor ndërkombëtar të themeluar nga qeveria për të mbrojtur më mirë qytetarët dhe interesat e saj.

Pse ky krijim i përbashkët?
Kërcënimet e ndryshme, të tilla si terrorizmi, trafiku i drogës apo krimi në Internet, e kanë origjinën jashtë kufijve tanë. Për ta ndaluar atë, bashkëpunimi ndërmjet vendeve duhet të rritet. Për t’ia arritur këtij qëllimi, rrjeti i Atasheve të Sigurisë së Brendshme (A.S.I.), i përbërë nga 250 policë dhe xhandarë të vendosur në 92 ambasada që mbulojnë 156 vende, përbën një vlerë të sigurtë.

Para krijimit të D.C.I.-së, policët francezë jashtë vendit drejtoheshin nga S.C.T.I.P. (Shërbimi për Bashkëpunim Teknik Ndërkombëtar Policor) ndërsa xhandarët nga S/DCI (Nën-Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Xhandarmërisë Kombëtare).

Pse kjo drejtori?

Krijimi i D.C.I.-së ndjek logjikën e rishikimit të përgjithshëm të politikave publike. Në fakt, ajo mundëson uljen e shpenzimeve dhe përmirësimin e performancës duke sjellë së bashku dhe në një strukturë të vetme aktorët kryesorë të bashkëpunimit ndërkombëtar. Ajo bën të mundur gjithashtu renditjen e të gjitha pasojave të përfshirjes së xhandarmërisë kombëtare në Ministrinë e Brendshme.

Cilat janë misionet e saj?

Pjesëmarrja në zbatimin e strategjisë ndërkombëtare të ministrisë dhe në zbatimin e politikës së jashtme të Francës në kuadrin e Sigurisë së Brendshme. Të drejtojë dhe të koordinojë bashkëpunimet operative, teknike dhe institucionale të policisë dhe të xhandarmërisë kombëtare, përveç çështjeve që i përkasin ekskluzivisht të shërbimit informatif. Për të realizuar detyrat e saj, D.C.I.-ja mbështetet në një nivel qendror të shërbimeve të decentralizuara të vendosura jashtë shtetit, shërbimet e sigurisë së brendshme (A.S.I.), policët dhe xhandarët që ndodhen në vendin ose vendet respektive.

DCI-ja në botë

DCI dans le monde - PNG


DCI - PNG


2- Misionet e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme

Atasheu i Sigurisë së Brendshme është këshilltar i Ambasdorit për të gjitha çështjet në lidhje me sigurinë e brendshme. Ai drejton dhe koordinon, me asistencën e tij teknike, bashkëpunimin dypalësh policor.
SSI-ja mund t’i sigurojë ekspertizën dhe asistencën e saj autoriteteve të policisë dhe xhandarmërisë. Ai është gjithashtu përgjegjës i veprimeve të bashkëpunimit në kuadrin e sigurisë civile në interes të Qendrës së Operacioneve të Shpëtimit dhe të Mbrojtjes civile (COSEP).

3- Atasheu i Sigurisë së Brendshme (A.S.I.)

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë është i përcaktuar nga Ministri i Punëve të Brendshme në përputhje me udhëzimet e përgjithshme të politikës sonë të jashtme. Duke qënë njëkohësisht këshilltar i ambasadorit dhe kontakti i privilegjiuar i autoriteteve policore vendase, ASI-ja është, në funksionin e tij jashtë vendit, përfaqësues i policisë dhe i xhandarmërisë kombëtare. Ai propozon dhe zbaton programet e bashkëpunimit, merr pjesë në misionin për të ndihmuar komunitetin francez rezident dhe kontribuon, me anë të veprimitarisë së tij, në sigurinë e brendshme të Francës. Për ushtrimin e kompetencave të tij, ai ka mbështetjen e zëvendës atasheve të sigurisë së brendshme dhe të oficerëve ndërmjetës të policisë dhe të xhandarmërisë kombëtare, për të cilët ai drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet.

4- SSI-ja në Shqipëri

SSI-ja në Shqipëri është e vendosur në Ambasadën e Francës në Tiranë. Ajo zhvillon aktivitetin e saj në katër drejtime kryesore:

1/Bashkëpunimi teknik me pjesëmarrjen e ekspertëve francezë në formime në interes të shërbimeve shqiptare.
Temat e zgjedhura, prioritare për sigurinë e brendshme të të dy vendeve, i mundësojnë gjithashtu Shqipërisë të eci drejt një normalizimi të standardeve dhe të procedurave që duhet ta ndihmojnë në përpjekjet e saj për të marrë statusin e kandidatit për integrimin Evropë.

2/Bashkëpunimi operacional.
Ndërkombëtarizimi i krimit kërkon shkëmbim të rregullt të informacionit, si në mënyrë bilaterale edhe në mënyrë multilaterale.
Trajtimi i operacioneve dhe shkëmbimi i informacionit, rëndësia e të cilit është në rritje, është një tregues i qartë dinamik i progresit dhe i bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë.
Në këtë kontekst, funksionarët e lartë shqiptarë të shërbimeve janë të ftuar rregullisht të vizitojnë homologët e tyre francezë.

3/Bashkëpunimi institucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve shqiptarë në organizmat ndërkombëtare kompetente për sigurinë.

4/Menaxhimi i krizave civile nëpërmjet pranimit të marrëveshjes të ndihmës dhe asistencës për sigurinë civile, me zbatimin e trajnimeve dhe prezantimin e mbështetjes logjistike në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ndryshimi i fundit: 12/06/2017

Në krye të faqes