Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore [fr]
Organika dhe qëllimet
Tel : +355 4 238 9700
Fax : +355 4 238 9717
Këshilltar për Bashkëpunimin dhe Veprimtarinë Kulturore :
Z. Pierre RAYNAUD
pierre.raynaud@diplomatie.gouv.fr
Atashe i Bashkëpunimit për Gjuhën frënge :
Znj. Amélie LOMBARDINI
amelie.lombardini@diplomatie.gouv.fr
Atashe i Bashkëpunimit Institucional :
Z. Rémy PRIVAT
remy.privat@diplomatie.gouv.fr
Bashkëpunëtore për informacione, bursa, stazhe dhe formime :
Znj. Kleopatra KOLEKA dhe Znj. Valbona NANO
kleopatra.koleka@diplomatie.gouv.fr dhe
valbona.nano@diplomatie.gouv.fr
Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Drejtoria e Përgjithshme e Globalizmit, e Zhvillimt dhe e Partneriteteve (DGM) është një strukturë e krijuar në vitin 2009. Ajo përbëhet nga katër drejtori:
Një drejtori për ekonominë globale dhe për strategjitë e zhvillimit.
Një drejtori përgjegjëse për të mirat publike globale, e cila merret me përmbushjen e qëllimeve të Mijëvjeçarit, me mjedisin dhe me drejtimin e detyrimeve të planetit.
Një drejtori për politikën kulturore dhe gjuhën frënge që siguron mbështetjen e CulturesFrance dhe merret me marrëdhëniet me Aleancën Franceze të Parisit. Përsa i përket nën-drejtorisë së diversitetit gjuhësor dhe gjuhës frënge, ajo merret me Agjencinë për mësimdhënien e gjuhës frënge jashtë vendit (AEFE).
Një drejtori për politikat e lëvizshmërisë dhe atraktivitetit, e cila mbulon gjithashtu promovimin e teknologjisë së lartë si dhe mbështetjen e sipërmarrjeve.
Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore (SCAC) është i pranishëm në ambasadën e Francës në Shqipëri dhe nën autoritetin e Ambasadorit, në kuadrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Globalizmit, Zhvillimit dhe Partneriteteve (DGM) dhe vepron në të gjitha fushat e bashkëpunimit. SCAC mbështetet gjithashtu te të gjitha stafetat e Frankofonisë dhe veçanërisht te rrjeti i Aleancave Franceze të Shqipërisë, të cilat janë operatorë kulturorë të shërbimit.
Që prej disa vitesh, SCAC i Tiranës vendos një fond në mbështetje të botimit dhe të përkthimit të librave (PAP Fan Nolit). Kjo ndihmë ka të bëjë kryesisht me veprat letrare, ligjore, arkeologjike apo të shoqërive.
Ju mund të shihni listën e mëposhtme.
- Liste PAP 2010
- (PDF - 4 ko)