Shfaqja e Shkollës Franceze Ndërkombëtare të Tiranës [fr]

Nxënësit e shkollës Franceze Ndërkombëtare të Tiranës kanë përgatitur me shumë kënaqësi një shfaqje të gjallë për ju. Shënoni që tani në axhendën tuaj të mërkurën, 22 mars dhe ejani në teatrin e kukullave në orën 10:00, ku do të transferoheni në botën e përrallave. Kopshti dhe klasa e CP-CE1 janë bashkuar për të interpretuar përrallën e "ujkut që hante historitë."

Kopshti dhe klasa e CP-CE1 janë bashkuar për të interpretuar përrallën e "ujkut që hante historitë."

Zbuloni përpjekjet e kafshëve të pyllit për të gjetur një tregimtar të aftë të lexojë një histori deri në fund. Ujku llupës i përlan të gjitha tregimet, por e pëson se fillon të ketë dhimbje barku.

Nxënësit e klasës CE2-CM1 shpluhurosin përrallën e Bukuroshes së Fjetur. Nuk është një, por tre princa që përpiqen ta zgjojnë princeshën tonë të fjetur prej më shumë se 400 vjetësh.

Nxënësit e kolegjit kanë rezervuar për ju dy pjesë fryt të imagjinatës së tyre. Ata ju ftojnë të zbuloni jetën e tyre të përditshme, botën e tyre ... padyshim të transformuar.

Mezi presim t’ju shikojmë në këtë moment ndarjeje kulturore të veçantë ku do të kënaqen të gjithë të mëdhenj e të vegjël.

JPEG

Ndryshimi i fundit: 21/03/2017

Në krye të faqes