Shfaqja e filmit « I qetë nën urë » [fr]

Ambasada e Francës, në partneritet me Aleancën Franceze të Tiranës, portalin “Courrier des Balkans” dhe Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “I qetë nën urë”, të enjten 6 prill, ora 17:30 në kinema Imperial-Agimi.

Regjisori, Laurent Reyes, do të jetë i pranishëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve tuaja dhe për të shkëmbyer me ju mbi temën kryesore të filmit, emigrimin.

Ky film-dokumentar është realizuar në vitin 2014. Bëhet fjalë për film të vetëprodhuar prej 61 minutash, një kronikë sociale e tre të rinjve shqitparë, të cilët kërkojnë azil në Lion.

JPEG

Ndryshimi i fundit: 31/03/2017

Në krye të faqes