Shfaqja e filmit « Shqipëria 1912… » në Tiranë [fr]

Filmi "Shqipëria 1912…" u shfaq zyrtarisht në Tiranë më datë 24 tetor, në praninë e Kryetares së Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha, të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi, të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit., Z. Genc Pollo.

Ishin të pranishëm gjithashtu Z. Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Znj. Odile Daniel, profesor i merituar në INALCO, Z. Serge Fouchard, Drejtor i "Arkivat e Planetit" i Muzeut Albert Kahn, në sajë të të cilëve u bë i mundur realizimi i këtij filmi.

Ky film, i cili u mundëson shqiptarëve të zbulojnë disa foto me ngjyra dhe një film të vendit të tyre në vitin 1913, me tekst nga raporti i gjeografit të madh Jean Brunhes në Konferencën e Paqes në Paris 1919, është një dhuratë e Francës për Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisës.

Pas shfaqjes në Tiranë në datat 24, 25 dhe 26 tetor, film do të vijojë shfaqjen deri në fund të muajit nëntor në Lezhë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan, Pogradec, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Berat.

Pasi shfaqjes në Tiranë në datat 24, 25 dhe 26 octobre, film do të vijojë shfaqjen deri në fund të muajit nëntor në Lezhë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Elbasan, Pogradec, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Berat.


De g à dte: M. Basha, M. Bumçi, M. Moro, Mme l'Ambassadeur et Mme Topalli. - JPEG


Ndryshimi i fundit: 26/10/2012

Në krye të faqes