Siri: Përdorimi i armëve kimike – qëndrimi i Francës [fr]

Informacioni që ne kemi dhe kemi bërë publik na mundëson të themi me siguri se regjimi sirian është përgjegjës për masakrën kimike të 21 gushtit në periferi të Damaskut.

Është e rëndësishme që të dënojnë me forcë përdorimin masiv të armëve kimike nga ana e regjimit sirian.

Pasojat e tyre mbi sigurinë e rajonit dhe, përtej tij, mbi sigurinë tonë kolektive, janë të konsiderueshme. Nëse nuk bëhet asgjë për t’iu përgjigjur masakrës kimike, mosndëshkimi nga i cili do të përfitojë Bashar al-Asad-i do të jetë një nxitje e fortë për ta bërë përsëri sapo ta shohë të nevojshme, dhe të vazhdojë qasjen e tij që konsiston në përdorimin e armëve për të fituar. Çdo zgjidhje politike në Siri do të ishte atëherë e pamundur, sepse regjimi, por edhe opozita, nuk do të pranojnë të ulen në tryezën e bisedimeve. Lufta e tanishme e përplasjeve do të vazhdojë, duke destabilizuar rajonin çdo ditë e më shumë.

Kjo sfidë shkon gjërësisht përtej Sirisë dhe fqinjëve të saj. Kjo ka të bëjë edhe me kredibilitetin e angazhimeve tona kundër përhapjes së ASHM-ve në botë. Duke mos reaguar, ne do t’u dërgonim një sinjal vendeve përdoruese (Irani, Koreja e Veriut) se ata mund të përdorin ose të përhapin armë të tilla pa u ndëshkuar.

Një reagim i fortë nga bashkësia ndërkombëtare për të penguar regjimin të recidivojë dhe për të lejuar një zgjidhje politike në Siri është thelbësor.

Vetëm një përgjigje të fortë do të mund t’i tregojë regjimit se zgjidhja nuk është "likuidimi" i opozitës, ashtu si e përsëriti Bashar al - Assad për shtypin francez më 2 shtator, si dhe të shmangë destabilizimin e mëtejshëm të rajonit. Pikërisht përkeqësimi i situatës në terren dhe fakti që krime të tilla mbeten pa u dëshkuar janë faktorët e destabilizimit të rajonit. Një zgjidhje politike në Siri, e cila për ne është e vetmja e mundshme, do të thotë që regjimi ta kuptojë se ai nuk do të mund të fitojë me forcën e armëve. Një regjimi që është i bindur se do të jetë në gjendje të fitojë ushtarakisht, nuk ka asnjë arsye për t’u angazhuar në një proces tranzicioni politik.

Qëllimi ynë nuk është të përmbysim regjimin sirian, por për t’i dërguar një sinjal që ai ta kuptojë qartë nevojën urgjente për negociata. Ky sinjal duhet të sjellë në vëmendje tabunë universale të përdorimit të armëve kimike.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj të drejtës ndërkombëtare. Nuk bëhet fjalë të shkëputemi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Bëhet fjalë të dalim nga një rrugë pa krye. Këshilli ka një rol të madh për të luajtur në përcaktimin dhe drejtimin e një zgjidhjeje politike.

Ndryshimi i fundit: 09/11/2015

Në krye të faqes