Subvencioni i Francës mbi modernizimin e infrastrukturës së trajtimit, transportit dhe shpërndarjes së ujit. [fr]

JPEG - 18.2 ko

Qeveria franceze (Ministria e Ekonomisë dhe Financave) ka siguruar një fond me vlerë 430 000 Euro për një studim mbi përditësimin e udhëzimeve teknike të zbatueshme për projektet e infrastrukturës në fushat e trajtimit, të transportit dhe të shpërndarjes së ujit.

Udhëzimet aktuale datojnë që prej 1974 dhe duhet të modernizohen në përputhje me standardet evropiane.

Ky projekti, i cili i përgjigjet një kërkese të veçantë të Ministrisë shqiptare të Transportit dhe Punëve Publike, do t’ju mundësojë shqiptarëve të përfitojnë nga një sistem i besueshëm i furnizimit me ujë dhe i kanalizimeve.

Studimi do të kryhet nga Zyra Ndërkombëtare e Ujit (IOW), me seli në Sofia-Antipolis, në Nice, në bashkëpunim me shoqërinë SAUR. Të dyja organizatat janë me përvojë në këtë sektor, në Francë dhe në mbarë botën.


JPEG - 22 ko

JPEG - 21.5 ko

Ndryshimi i fundit: 19/12/2013

Në krye të faqes