Suksesi i darkës gastronomike « Goût de France » në Tiranë! [fr]

Të mërkurën, më 21 mars, rreth 200 të ftuar morën pjesë në darkën “Goût de France / Good France”, e cila u organizua nga Ambasada e Francës në partneritet me Hotel Plaza në Tiranë dhe Hotel Royal Riviera në Côte d’Azur, me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Në një atmosferë elegante dhe të thjeshtë në ngjyrat e Francës, shefat e kuzhinës franceze Sébastien Krieger dhe Marc Payeur propozuan, në bashkëpunim me shefin shqiptar Rigels Çumani, me personelin e Hotel Plaza dhe me kuzhinierin e rezidencës të Francës, një menu gastronomike tipike të traditës franceze. Produktet shqiptare si dhe djathrat dhe verërat franceze u servirën për kënaqësinë e të gjithëve!

Ndryshimi i fundit: 23/05/2018

Në krye të faqes