Suksesi i salloni i studimeve në Francë [fr]

Salloni i studimeve në Francë u mbajt të hënën më 5 nëntor 2018 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, me pjesëmarrjen e shumë universiteteve dhe grandes écoles franceze.

Dy momente të rëndësishme : paraditja me shkëmbimet profesionale midis përfaqësuesve të universiteteve shqiptare dhe franceze, që bënë të mundur fillimin e bashkëpunimeve të reja, dhe pasditja me pritjen e një publiku gjimnazistësh të shumtë të ardhur nga të gjitha rajonet e Shqipërisë për t’u informuar drejtpërsëdrejti pranë institucioneve të pranishme.

Procedura e pranimit paraprak në vit të parë në universitet do të fillojë së shpejti. Vizitoni rregullisht faqen zyrtare të Ambasadës së Francës ose atë të Hapësirës Campus France (https://www.campusfrance.org/fr/espaces/albanie-tirana) për të marrë të gjitha informacionet dhe për të shkarkuar dosjen që duhet plotësuar.

Ndryshimi i fundit: 09/11/2018

Në krye të faqes