“TORDRE” e Rachid Ouramdane, kërcimi bashkëkohor francez në Durrës [fr]

Në kuadrin e “Albania Dance Meeting Festival” dhe të programit “France-Danse Orient Express”, Ambasada e Francës ka nderin t’ju ftojë në ndiqni shfaqjen TORDRE të koreografit francez Rachid Ouramdane, ditën e dielë, 5 nëntor ora 19:00, në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës.

"Ka show, ka edhe kuinta. Drita e prozhektorëve dhe gjysmë-errësira përqark. Faqja A dhe faqja B. Ka lëvizje të ekzekutuara nga një balerinë dhe ato me të cilat ajo është formuar. TORDRE çelet me muzikën e Funny Girl, filmit amerikan “musical” nga William Wyler. Dy balerina shfaqen në skenë. Bashkë me to ne buzëqeshim të diktuar nga modelet e trupave të lavdishëm si nëpër fantazitë e Brodway-it. Për t’u përdredhur më mirë, më pas, referimi dhe depërtimi në një histori tjetër të trupit, më intime, më delikate".

Hyrja falas dhe për çdo publik.
JPEG

Ndryshimi i fundit: 02/11/2017

Në krye të faqes