Takimet e Kryetares së Kuvendit, Znj. Topalli në Senat dhe në Asamblenë Kombëtare (3 dhe 4 dhjetor) [fr]

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Jozefina Topalli, shfrytëzoi një vizitë private në Paris për të vizituar dy asambletë parlamentare franceze, me të cilat Kuvendi shqiptar është i lidhur nëpërmjet një binjakëzimi IPA.

Znj. Topalli u prit më 3 dhjetor nga Znj. Bariza Khiari, Zëvendëskryetare (Kryetari Bel ishte në vizitë në Meksikë), Z. Berson, kryetar i grupit të miqësisë, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Z. Ylljet Aliçka dhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Znj. Christine Moro, mernin pjesë në këtë takim.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u prit githashtu, më 4 dhjetor, në Kryesinë e Asamblesë Kombëtare, nga Znj. Laurence Dumont, zëvëndës kryetare e ngarkuar me marrëdhëniet ndërkombëtare. Kryetarja e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri pranë Asamblesë Kombëtare, Znj. Viviane Le Dissez, si edhe dy Ambasadorët, ishin të pranishëm në këtë takim.

Kryetarja Topalli paraqiti reformat e realizuara nga Shqipëria në kuadrin e kërkesës të statusit kandidat në Bashkimin Evropian dhe kërkoi vazhdimësinë e mbështetjes së Francës në këtë drejtim.

Ndryshimi i fundit: 10/12/2012

Në krye të faqes