Takimi i Laurent Fabius me Edi Ramën, Kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë [fr]

M. Fabius et M. Rama - JPEG
Zoti Laurent Fabius priti më 28 gusht 2013, zotin Edi Rama, Kryeministrin e zgjedhur të Shqipërisë. Ky takim ishte një mundësi për një kontakt të parë, pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Kjo vizitë bëri të mundur realizimin e një analize mbi aspektete të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën ekonomike, dhe diskutime mbi perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Ky takim dëshmon për rikthimin e pranisë franceze në Ballkan, çka është kërkuar nga Presidenti i Republikës gjatë Samitit të krerëve të shteteve të Ballkanit, të mbajtur në Brdo të Sllovenisë më 25 korrik 2013. Z. Laurent Fabius emëroi Z. Alain Richard përfaqësues të veçantë në Ballkan, në mënyrë që të mbështesë veprimtarinë tonë.

Ndryshimi i fundit: 30/08/2013

Në krye të faqes