Takimi me Shoqatën e Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë. [fr]

Drejtori ekzekutiv i "Water Supply and Sewerage Association of Albania", Z. Philip Giantris, u prit në Ambasadën e Francës me 16 dhjetor dhe i prezantoi aktivitetet e Shoqatës Ambasadores dhe ekipit të saj.

Z. Giantris tregoi se si Shoqata, e themeluar në vitin 2000, mundi të fitonte një audiencë në atë masë sa konferencën e saj vjetore është tashmë një ngjarje e pashmangshme, e kthyer në një ekspozitë industriale. Shoqata, e mbështetur fillimisht nga GiZ, fitoi praktikisht pavarsinë e saj financiare dhe ajo është bërë pjesë e lëvizjes ndërkombëtare sepse është tashmë anëtare e EWA (European Water Association) dhe e IWA (International Water Association). Z. Giantris shpjegoi gjithashtu programet e Shoqatës me synim sensibilizimin e fëmijëve për problematikat e ujit, veçanërisht ato mjedisore, dhe programet, të cilat u mundësojnë studentëve dhe profesionistëve të rinj të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e ujit.

Nga ana e saj, Ambasadorja theksoi rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në një fushë të tillë si uji, ku pjesëmarrja aktive publike në politikat e zhvillimit të qëndrueshëm është çelësi i suksesit.

Znj. Moro përfitoi nga rasti për të ritheksuar rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në edicionin e 6 të Forumit Botëror të Ujit që do të mbahet në Marsejë në mars 2012. Forumi Botëror i Ujit, ashtu si Këshilli Botëror i Ujit, i cili e organizon çdo tre vjet, mbledh palët e interesuara nga të gjitha fushat: qeveri, autoritete lokale, organizata ndërkombëtare, ndërmarrje industriale dhe të shërbimeve, OJQ dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Duke qenë edicioni i 6-të, Forumi Botëror i Marsejës synon të jetë "forum i zgjidhjeve" dhe përbën një fazë drejt Konferencës së Rios për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në qershor 2012.
Për më shumë informacion mbi Forumin vizitoni (në frëngjisht dhe anglisht):
www.worldwaterforum6.org

***

Rencontre à l'Ambassade - JPEG

***

Ndryshimi i fundit: 07/03/2014

Në krye të faqes