Të përgjithshme [fr]

JPEG - 22.1 ko
Photo: F. de La Mure / M.A.E.
Hameau breton
dans les Côtes d’Armor

Sipërfaqja

550 000 kilometra katrorë

Vendi më i shtrirë i Europës Perëndimore (gati një e pesta e sipërfaqes së Bashkimit Europian), me një zonë të madhe detare (zonë ekonomike ekskluzive që shtrihet në rreth 11 milionë kilometra katrorë).

Relievi

• Fushat: 2/3 e sipërfaqes së përgjithshme.

• Masivet malore kryesore : Alpet (Mont Blanc, maja më e lartë e Alpeve si dhe mali më i lartë në Europën Perëndimore - 4 807 metra), Pirenetë, Jura, Ardena, Masivi Qendror dhe i Vosges.

• Vija bregdetare: kufizohet nga katër hapësira dete (Deti i Veriut, Deti i la Manshit, Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe), Franca ka 5 500 km vijë bregdetare.

Klima

Tri lloje:
oqeanike (në perëndim)
mesdhetare (në jug)
kontinentale (në qendër dhe lindje).

Mjedisi

• Zonat e prodhimit bujqësor dhe zonat pyjore mbulojë një sipërfaqe prej 48 milion hektarësh ose 82% të territorit metropolitane.

• Vetëm masivi pyjor përbën 26% të vendit dhe është masivi i tretë në Bashkimin Europian pas atij të Suedisë dhe Finlandës. Sipërfaqja e zonës pyjore franceze është shtuar me 35% që nga viti 1945 dhe është dyfishuar në 200 vjet.

• Ndërsa numërohen 136 lloje pemësh në Francë, çka është e jashtëzakonshme për një vend europian, numri i kafshëve të është në rritje: në 20 vjet, popullsia e drerit është dyfishuar dhe ajo e kaprollit është trefishuar.

Për të ruajtur dhe përmirësuar trashëgiminë natyrore të Francës, shteti ka krijuar:

- 7 parqe kombëtare,
- 132 rezerva natyrore,
- 463 zona për mbrojtjen e biotopeve,
- si dhe 389 vende të mbrojtura nga Roja bregdetare,
- përfshihen këtu edhe 35 parqe rajonale që zënë më shumë se 7% të territorit.

JPEG - 4.5 ko
Photo : F. de La Mure / M.A.E.
Grange savoyarde

22,11 miliardë Euro (145 miliardë franga) janë shpenzuar për mbrojtjen e mjedisit, ose 378 € për frymë (2 480 franga). Menaxhimi i ujrave të zeza dhe i mbetjeve përbën 3/4 të shpenzimeve totale.

Në rang ndërkombëtar, Franca bën pjesë në shumë traktate dhe konventa, duke përfshirë edhe ato të përpunuara nga Kombet e Bashkuara për klimën, biodiversitetin dhe degradimin.

Www.environnement.gouv.fr

Popullsia

60,7 milionë banorë (2001).
Dendësia: 107 banorë për km2.

Franca llogarit 52 zona urbane me më shumë se 150 000 banorë.

Pesë të parë janë:

Zonat urbane Popullsia në 2000
1. Paris 9.8 milionë
2. Lion 1.4 milionë
3. Marseja-Aix-en-Provence 1.4 milionë
4. Lilë 1.1 milionë
5. Tuluzë 0.9 milionë

Organizimi administrativ

Republika e Francës përbëhet nga:

• metropoli (i ndarë në 22 rajone dhe 96 departamente),

• si dhe 4 departamente përtej detit (DOM) - Guadalupa, Martinika, Guajana Franceze, Reunion,

• shtohen këtu 4 territore të përtej detit (TOM) - Polinezia Franceze, Kaledonia e Re, Wallis dhe Futuna, Territoret franceze jugore dhe të Antarktidës,

• Kolektivitetet territoriale me status të veçantë: Mayotte dhe Shën Pierre dhe Miquelon.

Www.outre-mer.gouv.fr

Ndryshimi i fundit: 08/11/2011

Në krye të faqes