Të rinjtë ilustrojnë me vizatime udhëtimet e tyre! [fr]

Rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri ka organizuar në dhjetor 2019 një seri ateliesh mbi teknikën e fletores së udhëtimit. Në pesë degët e Aleancave franceze dhe shumë shkolla (Shkolla franceze e Tiranës, seksionet dygjuhëshe të Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit), afro 200 të rinj i kanë shprehur përshtypjet e tyre nëpërmjet vizatimeve, të drejtuar nga Znj. Sophie Abraham, artiste e re e diplomuar në Artet e Bukura, laureate e çmimit studentor « Rendez-vous du carnet de voyage » në Clermont-Ferrand.

Ndryshimi i fundit: 08/01/2020

Në krye të faqes