Thirrje për kandidatura për konkursin e internatit në mjekësi për të huajt për vitin universitar 2019-2020 [fr]

Ky konkurs është i hapur për kandidatët e huaj që nuk janë nënshtetas të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian dhe që kanë diplomë mjekësie që u lejon të punojnë në vendin e origjinës ose në vendin ku është lëshuar diploma.

Periudha e regjistrimit është caktuar nga 1 deri në 31 mars 2019. Kandidatët duhet të regjistrohen drejtpërsëdrejti në internet.

Procedura e regjistrimit në internet dhe informacionet plotësuese gjenden në sitin e Centre National de Gestion (CNG)

Për çdo informacion plotësues, mund të kontaktoni Ambasadën e Francës, Znj Valbona Nano në 042 389 700.

Vendimi (në frëngjisht)

Ndryshimi i fundit: 13/03/2019

Në krye të faqes