Thirrje për kandidatura për programin e ekselencës – bursa studimi për shkencat fetare 2019 [fr]

Ky program financon bursa studimi në fusha të tilla si histori, filozofi, teologji….

Ai është i hapur njëherësh për kuadrot e ardhshëm fetarë që do të ushtrojnë funksionet në një institucion fetar dhe për studentët që kanë një projekt studimi në shkenca humane të lidhur drejtpërsëdrejti dhe qartazi me shkencat fetare.

Në 2019, propozohen dy type bursash:

1. bursa të gjata për një periudhë studimesh nga 18 deri në 36 muaj, që mbulojnë tërësinë ose një pjesë të një cikli studimi në Francë (Master, Doktoraturë, eventualisht Bachelor) ;

2. bursa të shkurtra për studime nga 6 deri në 18 muaj, që mbulojnë një periudhë studimesh dhe financojnë me prioritet studime në Master 2 ose periudha qëndrimi në kuadrin e një doktorature në Francë.

Shuma e bursës së studimit është 700 € në muaj për nivelin Bachelor ose Master dhe 1060 € në muaj për nivelin Doktoraturë.

Modalitetet

• Studenti duhet të jetë frankofon. Programi përfshin të gjitha fetë.
• Udhëtimi vajtje-ardhje apo çdo formim gjuhësor paraprak nuk mbulohen nga bursa.
• Mbulimi i strehimit të studentit nga një institucion apo shoqatë fetare duhet të përmendet në dosje.
• Nëse kandidati varet nga një autoritet apo komunitet fetar, angazhimi i tyre për bashkëfinancim do të përbëjë avantazh.

Dorëzimi i dosjes së kandidaturës

Dosja duhet të dërgohet në 3 kopje në Zyrën e Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë Kulturore (SCAC) të Ambasadës së Francës në Tiranë. Dokumentet që duhen dorëzuar janë:
1. Formulari për bursë studimi (PDF - 85.2 ko);
2. Diploma ekuivalente me baccalauréat francez e përkthyer dhe e noterizuar ;
3. Diploma të tjera më të larta të përkthyera e të noterizuara ;
4. Vërtetimin e lëshuar nga një institucion francez i arsimit të lartë lidhur me pranimin e kandidatit që të përcaktojë formimin e parashikuar dhe diplomën e synuar ;
5. Projektin e detajuar të studimeve në Francë që të përmbajë objektivin profesional pas marrjes së diplomës. Në rastin e doktoraturës duhet dorëzuar një prezantim i detajuar i projektit të tezës ;
6. Vërtetimin e nivelit të Test de Connaissance du Français (TCF) të marrë jo më shumë se dy vjet përpara momentit të aplikimit, ose diplomën DELF B2, DALF C1 ose DALF C2.

Për kandidatët që varen nga një autoritet apo një komunitet fetar :
• Certifikata e statusit fetar e lëshuar nga autoriteti ose përgjegjësi fetar, e validuar edhe nga Ambasada e Francës;
• Rekomandimi nga autoriteti ose përgjegjësi fetar, në rast se ai do të paraqesë shumë kandidatura, me renditjen e kandidatëve të paraqitur ;
• Dokumente lidhur me bashkëfinancimin e bursës të lëshuara nga autoriteti apo komuniteti fetar që paraqesin kandidatin.

Afati i kandidimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen në Zyrën e Bashkëpunimit dhe të Veprimtarisë Kulturore në Ambasadën e Francës në Tiranë para datës 19 prill 2019.

Ndryshimi i fundit: 07/03/2019

Në krye të faqes