Thirrje për projekte për botuesit shqiptarë për vitin 2019 [fr]

Ekzistojnë tri programe : ndihmë për të drejtat e autorit, ndihmë për përkthim, ndihmë për botim.

1- Programi i Institutit Francez të Parisit për marrjen e të drejtave të autorit (PAP IF))

Programi i ndihmës për marrjen e të drejtave të autorit mbështet punën e botuesve të huaj të cilët dëshirojnë të përfshijnë në katalogun e tyre, ose versionin e përkthyer ose në versionin origjinal, vepra të autorëve të gjuhës frënge, të botuar fillimisht në Francë për llogari të një botuesi.

Kritere pranimi
Vepra në gjuhën frënge, për të cilat ka të drejta autori, që janë botuar në Francë për llogari të një botuesi: letërsi, shkenca humane dhe shoqërore, ese dhe dokumente, libra për të rinj, libra me vizatime, teatër, poezi. Librat teknikë, shkencorë dhe tekstet nuk janë të pranueshëm.

Çdo dosje e dorëzuar duhet detyrimisht të shoqërohet nga elementet e mëposhtme:

1) Prezantimi i projektit për botim (zgjedhja e autorit, titullit, përfshirja në katalogun e botuesit shqiptar , publiku etj…);
2) Kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);
3) Kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit;
5) Projekt buxheti për shpenzimet dhe të ardhurat - (Excel, 41.5 ko), i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar;
6) Marrëveshja në frëngjisht - (PDF, 415.9 ko) e formuluar nga Instituti francez, e plotësuar paraprakisht dhe e nënshkruar nga botuesi shqiptar, në dy kopje origjinale.

Kalendari:
Mblidhen dy komisione: në janar 2019 dhe në gusht 2019.
Datat e fundit për dorëzimin e dosjeve në Ambasadën e Francës: 1 dhjetor 2018 për komisionin e parë të janarit 2019 dhe 1 qershor 2019 për komisionin e dytë të gushtit 2019.

2- Programi i Qendrës Kombëtare të Librit i ndihmës për përkthimin e veprave të autorëve të gjuhës frënge në shqip

Kjo ndihmë synon të mbështesë kostot e përkthimit në shqip të veprave të autorëve të gjuhës frënge.

Informacione në faqen zyrtare të CNL

3- Programi i Ambasadës Franceze në Shqipëri i ndihmës për botim (PAP local)

Programi i Ndihmës për Botim i Ambasadës së Francës synon të mbështesë botimin në shqip të veprave të autorëve të gjuhës frënge. Dosjet e projekteve të botimit në 2019 mund të dorëzohen vetëm nga botuesit shqiptarë në Shërbimin e Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë Kulturore të Ambasadës së Francës.

Kalendari:
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve të projektit të ndihmës për botim është 30 mars 2019 dhe rezultatet e thirrjeve për projekte do t’u njoftohen botuesve në fund të prillit 2019.

Çdo dosje e dorëzuar duhet detyrimisht të shoqërohet nga elementet e mëposhtme :
1) Prezantimi i projektit për botim (zgjedhja e autorit, titullit, përfshirja në katalogun e botuesit shqiparë , publiku etj…) ;
2) Kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar) ;
3) Kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit ;
5) Projekt buxheti për shpenzimet dhe të ardhurat – (Excel, 41.5 ko), i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar.

Ndryshimi i fundit: 09/11/2018

Në krye të faqes