Thirrje për projekte për botuesit shqiptarë për vitin 2019 [fr]
Programi i Ambasadës Franceze në Shqipëri i ndihmës për botim (PAP local)
Programi i Ndihmës për Botim i Ambasadës së Francës synon të mbështesë botimin në shqip të veprave të autorëve të gjuhës frënge.
Dosjet e projekteve të botimit në 2019 mund të dorëzohen vetëm nga botuesit shqiptarë në Shërbimin e Bashkëpunimit dhe Veprimtarisë Kulturore të Ambasadës së Francës.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve të projektit të ndihmës për botim është 30 mars 2019.