Thirrje për projekte për botuesit shqiptarë për vitin 2020 [fr]

Programi i Institutit Francez të Parisit për marrjen e të drejtave të autorit (PAP-IF) mbështet punën e botuesve të huaj të cilët dëshirojnë të përfshijnë në katalogun e tyre, ose versionin e përkthyer ose në versionin origjinal, vepra të autorëve të gjuhës frënge, të botuar fillimisht në Francë për llogari të një botuesi.

Kritere pranimi: çdo vepër në gjuhën frënge, për të cilën ka të drejta autori, që është botuar në Francë për llogari të një botuesi (letërsi, shkenca humane dhe shoqërore, ese dhe dokumente, libra për të rinj, libra me vizatime, teatër, poezi. Librat teknikë oseshkencorë dhe tekstet nuk janë të pranueshëm.

Përmbajtja e dosjes (dokumentet e detyrueshme)
1) prezantimi i projektit për botim (zgjedhja e autorit, titullit, përfshirja në katalogun e botuesit shqiptar, publiku etj…);
2) kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);
3) kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit;
5) Projekt buxheti i ekuilibruar për shpenzimet dhe të ardhurat, i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar (Excel - 34 ko);
6) Marrëveshja në frëngjisht e formuluar nga Instituti francez, e plotësuar paraprakisht dhe e nënshkruar nga botuesi shqiptar, në dy kopje origjinale (Word - 24.8 ko).

Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve në Ambasadën Franceze
Për komisionin e shkurt, 20 janari 2020.
Për komisionin e shtatorit, 30 korriku 2020.

Ndryshimi i fundit: 10/01/2020

Në krye të faqes