Thirrje për projekte për botuesit shqiptarë për vitin 2022 [fr]

Programi i Institutit Francez të Parisit për marrjen e të drejtave të autorit (PAP IF)

Programi i ndihmës për marrjen e të drejtave të autorit mbështet punën e botuesve të huaj të cilët dëshirojnë të përfshijnë në katalogun e tyre, ose versionin e përkthyer ose në versionin origjinal, vepra të autorëve të gjuhës frënge, të botuar fillimisht në Francë për llogari të një botuesi.

Kritere pranimi
Vepra në gjuhën frënge, për të cilat ka të drejta autori, që janë botuar në Francë për llogari të një botuesi: letërsi, shkenca humane dhe shoqërore, ese dhe dokumente, libra për të rinj, libra me vizatime, teatër, poezi. Librat teknikë, shkencorë dhe tekstet nuk janë të pranueshëm.

Çdo dosje e dorëzuar duhet detyrimisht të shoqërohet nga elementet e mëposhtme :
1) Prezantimi i projektit për botim (zgjedhja e autorit, titullit, përfshirja në katalogun e botuesit shqiptar , publiku etj…);
2) Kopja e kontratës së të drejtave e nënshkruar nga dy botuesit (francez dhe shqiptar);
3) Kopja e kontratës së përkthimit midis botuesit shqiptar dhe përkthyesit;
4) CV e përkthyesit;
5) Projekt buxheti (Excel - 34,5 ko) i ekuilibruar për shpenzimet dhe të ardhurat, i shprehur në euro, me datë dhe firmën e botuesit shqiptar;
6) Marrëveshja në frëngjisht (Word - 32,8 ko) e formuluar nga Instituti francez, e plotësuar paraprakisht dhe e nënshkruar nga botuesi shqiptar, në dy kopje origjinale.

Kalendari
Datat e fundit për dorëzimin e dosjeve në Ambasadën e Francës: 28 korrik 2022 për komisionin e shtatorit 2022 .

Ndryshimi i fundit: 26/07/2022

Në krye të faqes