Tour de France [fr]

Gara e famshme e çiklizmit, "Tour de France", feston këtë vit 100-vjetorin e saj. Imazhet e garës, por edhe vendet e bukura kulturore dhe peizazhet madhështore që ajo përshkon, transmetohen çdo ditë, në orën 15:30 nga Top-Channel (komentuar nga gazetari sportiv Ilirjan Çule dhe Stefan Dhimitri për sa i përket kulturës dhe trashëgimisë).

Nga data 29 qershor deri në 21 korrik 2013, edicioni i 100-të i garës do të udhëheqë garuesit, ekipin e tyre logjistik dhe teleshikuesit në një udhëtim prej 3 360 km. Pas një etape të parë në Korsikë, gara e madhe do të vizitojë mrekullitë e vendit dhe do t’u ofrojnë sfida të reja grupit të çiklistëve që pëlqejnë maloren.

Ndiqni etapat të komentuara në gjuhën shqipe çdo ditë në Top-Channel dhe në faqen e internetit:

http://www.letour.fr/le-tour/2013/fr/avant-course/actus/ahc/la-centieme-couleur-france.html

Le Tour de France - JPEGIshulli i Bukurisë (Korsika) mirëpret për herë të parë Tour de France. Këto etapa të para në Koriskë do të japin një ide të një edicioni që i është dedikuar sa madhështisë të peisazheve po aq edhe përgatitjes sportive. Për herë të parë që prej 10 vjetësh, trajektorja e Garës është e projektuar 100% brenda kufijve të Francës metropolitane. Gara më e madhe e botës i bën homazh teatrit të saj, duke i ftuar teleshikuesit të zbulojnë vende të shumta të regjistruara në Trashëgiminë Botërore nga UNESCO, nga gjiri i Calanques de Piana në kopshtet e Versajës, duke kaluar nga Katedralja Albi ose nga qendra historike e Liont. Pas etapës në Korsikë, xhiroja 2013 do të "laget" gjithashtu në Nicë, Marsejë, Shën-Malo dhe në Malin Shën-Mishel, gjashtë faza do të zhvillohen nga bregu i detit, ndërsa grupi i çiklistëve do të ketë mundësinë të ecë përgjatë katër lumenjëve të mëdhenj të Francës dhe brigjeve të liqeneve të bukura të Serre-Ponçon dhe Annecy.

Gjatë tre javëve të garës, është favorizuar llojshmëria e terreneve me qëllim që të gjithë çiklistëve t’u ofrohet mundësia për të shprehur veten në të gjitha etapat e garës. Çiklistët do të garojnë në grup në Nicë dhe individualisht në Malin Shën-Mishel, ndërsa sprinterët duhet të japin më të mirën e tyre në Marsejë, Monpelje apo Shën-Malo. Gjithsesi, itinerari është gjithmonë i hapur për guximtarët. Dhe midis tyre, çiklistët malorë do të kenë disa mundësi gjatë gjithë udhëtimit të tyre.

Le Centenaire du Tour de France - JPEG Programi Pirenej rifillon me ngjitje të përfshira së fundmi në listën e “qafave të elitës” të Tour de France, si qafa e Pailheres ose e Hourquette d’Ancizan. Më të mirët e garës do t’i bashkohen pak më vonë Gjigandit të Provencës, mali Ventoux, i cili nga viti 2009 nuk është ngjitur nga askush. Nëse tregohen të guximshëm, çiklistët malorë kanë kilometrat dhe përqindjet e ngjitjes të mjaftueshme për një sfidë të flaktë në masivin alpin. Etapa e fundit e kronometruar e garës nuk është vendosur kurrë kaq larg mbërritjes që prej viti 1975. Sidomos kur do të mbeten edhe mbi 140 km të përpjeta të ndara në tre etapa me intensitet të lartë: do të flasim për herë të parë për 42 kthesat e qytetit të Alpe-d’Huez duke qënë se është një e përpjetë e dyfishtë me të cilën çiklistët do të përballen të enjten pasdite. Një sfidë e re u është përgatitur të nesërmen në drejtim të Grand Bornand, pastaj deri në mbërritje në Semnoz, përballë Malit të Bardhë, të cilin ata do ta zbulojnë në mesnatë në shëtitoren Champs-Elysees. Kush e di nëse fituesi i edicionit të 100-të të garës do të jetë përcaktuar tashmë?

Ndryshimi i fundit: 02/07/2013

Në krye të faqes