« Trait d’union » dhe « Still life », dy vepra, një sukses! [fr]

Dy shfaqjet e baletit të Angjelin Preljocajt, më 4 tetor në Pallatin e Kongreseve, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, para një mijë personave, ishin një sukses i shquar artistik dhe teknik.

Baleti i parë "Trait d’union" është rimarrje e një vepre të vitit 1989, dialog intim mes dy njerëzve, tjetri, "Still life" (natyrë e vdekur) është një krijim i ri, që prej një muaji, një shfaqje e fuqishme me 6 balerinë mbi tema themelore rreth jetës, vdekjes dhe kohës që kalon.

E shfaqur në kuadrin e programit France-Danse Orient Express të Institutit Francez, këto shfaqje u pritën shumë ngrohtë nga publiku shqiptar, i cili ishte i shumtë në numër dhe kishte mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve.

Një falënderim i madh për mbështetësit dhe partnerët: Ministria e Kulturës, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Société Générale Albanie, Kabineti Boga & Associates, Hotel Sheraton dhe Festivali i Baletit.

Ndryshimi i fundit: 06/10/2017

Në krye të faqes