Turne informimi mbi studimet në Francë [fr]

Ambasada e Francës dhe Hapësira Campus France Shqipëri organizuan një turne informimi mbi studimet në Francë në këto dhjetë qytete : Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

JPEG - 147.5 ko
Tournée d’information sur les études en France dans la ville de Saranda

Një publik i shumtë në numër i përbërë nga gjimnazistë, prindër nxënësish dhe profesorë të gjuhës frënge, asistoi në këto takime. U dhanë informacionet kryesore lidhur me organizimin e arsimit të lartë në Francë, institucionet e ndryshme të arsimit të lartë, natyrën e diplomave që lëshohen dhe përfshirjen e formimeve në procesin evropian Sorbonne-Bologne; gjithashtu u trajtua edhe jeta e përditshme e studentëve në Francë.

Ky turne përbënte etapën e parë të një programi informimi që do të plotësohet me mbajtjen e «Sallonit Studime në Francë» të premten 27 tetor 2017 duke filluar nga ora 14:00 në hollin e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Shumë universitete dhe grandes écoles franceze do të jenë të përfaqësuara. Ejani të shumtë që t’i takoni dhe t’u bëni pyetjet tuaja.

JPEG - 178.9 ko
Tournée d’information sur les études en France dans la ville de Fier

Ndryshimi i fundit: 24/10/2017

Në krye të faqes