Turne kombëtar informimi mbi Studimet e larta në Francë [fr]

Në partneritet me Agjencinë Universitare të Frankofonisë, Hapësira Campus France e Aleancës Franceze të Tiranës dhe Shoqata e Mësuesve të Gjuhës frënge në Shqipëri, Ambasada e Francës organizon, nga data 23 deri në 37 nëntor 2015, një turne kombëtar informimi mbi mundësitë dhe kushtet e studimeve të larta në Francë për ciklin e parë të studimeve (Bachelor).

Në këtë kuadër, Zonja Hélène Boucher dhe Zonja Isabelle Nairaud, dy speciliste franceze të orientimit shkollor dhe universitar, do të mbajnë disa konferenca, të cilat do të pasohen nga diskutime me publikun për nxënësit, mësuesit e tyre dhe prindërit e interesuar nga kjo temë. Informacionet në lidhje me regjistrimet në Master dhe Doktoraturë do të publikohen në muajin shkurt të viit 2016.

Ndryshimi i fundit: 19/11/2015

Në krye të faqes