Turne në Shqipëri i AGAPE për Festën e Muzikës 2018 [fr]

Për këtë edicion 2018, rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri, organizoi, me mbështetjen e Ambasadës së Francës, Festën e muzikës duke ftuar grupin AGAPE që të bënte një turne në Shqipëri nga 19 deri në 23 qershor. Muzikantët e rinj francezë takuan publikun dhe muzikantë shqiptarë.

Ata patën rastin të vizitonin 5 qytete dhe të luanin atje :
Më 19 qershor në Korçë, tek pazari i vjetër me shumë muzikantë të rinj të qytetit.
Më 20 qershor në Elbasan tek amfiteatri i Real Scampis me tre klarinetistë të liceut artistik të qytetit.
Më 21 qershor në Tiranë në tarracën e Operas kombëtare, në partneritet me Qendrën Kulturore Tulla Nouvelle.
Më 22 qershor në Durrës në club 788.
Më 23 qershor në Shkodër tek pedonalja, në partneritet me Qendrën Kulturore Arka.

Më shumë se 500 persona asistuan në koncertet e ndryshme në një ambient festiv !

Ndryshimi i fundit: 29/06/2018

Në krye të faqes