Varreza ushtarake franceze në Korçë [fr]

Më 23 qershor 2014, Ambasadorja e Francës përuroi nën praninë e shtypit dhe me Kryetarin e Bashkisë së Korçës tabelat inforumese të vendosura për herë të parë në varrezën ushtarake franceze në Korçë.

"Qëllimi i këtyre tabelave është tu paraqesi vizitorëve rrethanat në të cilat ushtarët e varrosur në këtë vend kanë ndërruar jetë. Kjo varrezë rikujton pushtimin e qytetit dhe të rrethinave të tij nga trupat e Gjeneralit francez Sarrail nga viti 1916 deri në vitin 1920 si dhe kontributin e tyre në krijimin e « Republikës së Korçës ». Në nekropolin e Korçës prehen eshtrat e ushtarëve të rënë për Francën nga viti 1916 deri në vitin 1918 në Shqipëri. Varreza është ndërtuar në vitin 1938 dhe aty gjenden trupat e 640 ushtarëve francezë të këmbësorisë koloniale të Ushtrisë së Lindjes”, kujtoi Ambasadorja.

View Larger Map

Ndryshimi i fundit: 01/07/2014

Në krye të faqes