Vërtetime udhëtimi ose hyrje në territorin francez [fr]

Në kontekstin e zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore në Francë, janë vendosur kufizime për hyrjen në territorin e Francës dhe në territoret e saj përtej detit. Duke filluar nga 8 prilli 2020, ora 00:00, çdo udhëtar duhet të plotësojë dhe të ketë me vete vërtetimin e udhëtimit, i cili korrespondon me situatën e tij, në veçanti:

• për një udhëtim ndërkombëtar nga jashtë për në territorin e Francës
• për një udhëtim ndërkombëtar nga jashtë për në një territoir të përtej detit.
Dokumenti duhet t’u paraqitet kompanive të transportit para se të udhëtoni, si dhe pikave të kontrollit në mbërritje.

Këto dokumente mund të shkarkohen nga faqja e internetit e Ministrisë franceze së Brendshme: https://www.interieur.gouv.fr/Actualites/L-actu-du-Ministere/Attestation-de-deplacement-derogatoire-et-justificatif-de-deplacement-professionnel

Vërtetime udhëtimi ndërkombëtar - JPEG

Ndryshimi i fundit: 09/04/2020

Në krye të faqes