Vizita e 20 korrikut në Berat [fr]

Ambasadorja, Christina Vasak, shefi i shërbimit ekonomik për rajonin, Jean-Marie Demange dhe Mirela Mata, Atashe ekonomik, kanë vizituar më 20 korrik fabrikën e tekstileve « MARLOTEX » e cila është themeluar në qytetin e Beratit në vitin 2005 nga drejtuesi i saj, Z. Gazmend Toska. Zoti Toska, Këshilltar i jashtëm i Francës që prej vitit 2006, ka punësuar 200 persona dhe parashikon ta shtojë numrin e punonjësve me një uzine të dytë e cila është në ndërtim e sipër. « MARLOTEX » prodhon tekstile për shtëpi, çarçafë dhe këllëf jastëku për hotelet dhe spitalet, si dhe veshje pune për tregun francez dhe atë ndërkombëtar.

Delegacioni vizitoi gjithashtu restorantin bamirës « Porta e hapur » i cili i ka hapur dyert e tij për të pastrehët në qendër të qytetit të Beratit.

Gjatë vizitës së tij, delegacioni u takua me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z. Petrit Sinaj, me prefekten e këtij qyteti, Znj. Valbona Zylyftari, si dhe me Kryetarin e Këshillit të qarkut të Beratit, Z. Fatlli Adilaj, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme të qytetit dhe të rajonit të Beratit.

JPEG - 253.6 ko
Visite le 20 juillet à Berat
JPEG - 255.7 ko
Visite le 20 juillet à Berat

Ndryshimi i fundit: 12/12/2017

Në krye të faqes