Vizita e Ambasadores në Shkodër [fr]

Me rastin e aktivitetit dyer të hapura "Studime në Francë", i organizuar nga seksioni dygjuhësh i shkollës "Shejnaze Juka", Zonja Ambasadore zhvilloi një vizitë në Shkodër më 23 maj, ku ajo u takua me Kryetarin e Bashkisë Z. Lorenc Luka dhe Prefekten e qytetit Znj. Voltana Ademi.

Në hapjen e këtij aktiviteti Z. Aleksandër Xhuvani i Institutit francez të Menaxhimit (Universitetin Politeknik Tiranë) dhe Z. Andrea Maliqari i Fakulteti të Inxhinierisë së ndërtimit (Universiteti Politeknik Tiranë) paraqitën gjithashtu studimet që ata ofrojnë në kuadrin e bashkëpunimit universitar ndërmjet Shqipërisë dhe Francës.

Zonja Ambasadore vizitoi ambientet e Aleancës Franceze në Shkodër ku u takua me mësuesit e këtij institucioni.


L'Ambassadeur avec les professeurs - JPEG

Ndryshimi i fundit: 15/06/2012

Në krye të faqes