Vizita e Ministrit të brendshëm francez [fr]

Z. Bernard Cazeneuve zhvilloi një vizitë në Tiranë, më 15 korrik, bashkë me kolegun e tij gjerman, Z. Thomas de Maizière. Të dy ministrat takuan homologun e tyre shqiptar, Z. Saimir Tahiri dhe u pritën nga Kryeministri, Z. Edi Rama.

Les ministres de l'Intérieur allemand, albanais et français, Thomas de Maizière, Saimir Tahiri et Bernard Cazeneuve, le 15 juillet 2014 à Tirana - JPEG

Ministrat e brendshëm francez dhe gjerman diskutuan me homologun e tyre Z. Tahiri mbi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe të gjitha format e krimit të orgnaizuar, çështje të cilat janë në krye të axhendës në vazhdimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Të dy ministrat, të cilët erdhën në Shqipëri kur ky vend sapo ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, shprehën gatishmërinë e tyrë në përforcimin e bashkëpunimit në këto fusha me autoritetet shqiptare. Shqetësimet në lidhje me rëndësinë e emigrimit ilegal të shqiptarëve në Francë dhe në Gjermani, ishin pjesë e këtyre bisedimeve, në veçanti rritja e ndjeshme e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Ministri francez Z. Cazeneuve kujtoi se Shqipëria konsiderohet tashmë si një vend i sigurt dhe se kërkesat për azil kishin shumë pak mundësi që të pranoheshin.

Ndryshimi i fundit: 17/07/2014

Në krye të faqes